BallinaPertejVetëm 0.9 % e qytetarëve në Shqipëri kanë “pasaportën” e Covid-19

Vetëm 0.9 % e qytetarëve në Shqipëri kanë “pasaportën” e Covid-19

Serbia kryeson në listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për numrin e qytetarëve të vaksinuar. Sipas të dhënave zyrtare të Reuters deri më sot janë vaksinuar 15.7% e popullsisë në Serbi. Shqipëria ka vaksinuar 0.9% të popullisë, më pas vjen Mali i Zi me 0.7 % dhe Maqedonia e Veriut me 0.1%. Nëse do ti referohemi hartës së Open Data e cila përfshin të gjithë shtetet e botës,Shqipëria le pas vende si Algjeri,Senagali,Ekuatori etj.

Me 11 mars në emisionin Opinion, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë përballjes e gazetarët që vaksinimi i popullsisë do mbarojë për 14 muaj.

“Plani ynë ambicioz është 14 muaj dhe i qëndrojmë,sepse ne kemi një element shumë të rëndësishëm që nuk duhet ta harrojmë që kemi një sistem kapilar në të gjithë Shqipërinë që na ka dhënë neve mundësinë që të vaksinojmë në masë,pra në çdo zonë dhe ky është një sistem i trashëguar”- shprehet Manastirliu gjatë emisionit.

Shqipëria sipas faqes zyrtare të Reuters  ka administruar të paktën 51,690 doza të vaksinave COVID deri më tani.

Screenshot nga faqja zyrtare e Reuters.

Duke e  pjestuar  këtë shifër për 2 doza që kërkon një person për vaksinimin e plotë kundër Covidit shkon në 25.845 doza, pra rreth 0.9% të popullsisë së vendit e vaksinuar.

Serbia ishte vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që nisi vakinimin kundër Covid-19 me vaksinën Pfizer. Në 22 dhjetor të vitit të kaluar Serbia mori një sasi prej 4.875 dozash.

Këtë e ka deklaruar vetë Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë në Serbi Mirsad Djerlek.

“Një seancë e Ekipit Koordinues për Imunizim është duke u zhvilluar, dhe gjatë ditës ne do të dimë saktësisht se kush do t’i marrë vaksinat së pari, pasi 4.875 doza kanë mbërritur tani. Ishte e rëndësishme që vaksina të mbërrijë në Serbi dhe që imunizimi të fillojë.”- është shprehur Djerlek.

Serbia sipas Ministrit të Shëndetësisë Zlatibor Loncar ka vaksinuar mbi 2 milion persona, nga të cilët më shumë se 800.000 mijë janë rivaksinuar.Bazuar në shifrat e raportuara janë vaksinuar rreth 15.7% të popullsisë së vendit.Shqipëria në krahasim me Serbinë  për vaksinimin e popullsisë së vendit është 14.8% më pak.

Maqedonia e Veriut filloi vaksinimin me datë 17 shkurt të këtij viti pas një donacioni nga Serbia me 4.680 dozat e vaksinës nga kompania Pfizer/BioNtech. Të parët që morën injektimin e dozës së parë vaksinimit ishin mjekët e klinikës infektive në Shkup.Më pas Maqedonia e Veriut ka siguruar 3.000 dozat e para nga vaksina ruse Sputik V.

“Ne do të vazhdojmë komunikimin tonë intensiv në mënyrë që të organizojmë dinamikën e ardhjes së sasive të ardhshme. Janë porositur gjithsej 200 mijë doza, bëhet fjalë për vaksina që janë të ndryshme për sa i përket vaksinimit dhe rivaksinimit, që do të thotë se të gjitha këto 3.000 doza do të përdoren për vaksinën e parë”, tha Filipçe.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë Maqedonia e Veriut ka vaksinuar 6.884 persona,pra vetëm 0.1% e popullësisë së vendit. Maqedonia e Veriut ka krijuar një ëeb faqe ku qytetarët nëpërmjet klikimit në këtë faqe i dorëzojnë të dhënat personale dhe presin përgjigje nga autoritetet për ditën e vaksinimit.

Ndërsa Mali i Zi ka administruar 8.669 doza të vaksinave Covid deri më tani,rreth 0.7% të popullësisë së vendit,2% më pak se Shqipëria.

Kosova ka filluar vaksinimin vetëm në pjesën veriore të saj nëpërmjet vaksinave që po sjell Serbia.

Këtë e ka konfirmuar dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Vaksinimi filloi në Leposaviq, dhe do të vazhdojë kudo në Veri. Fillimisht do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç, pastaj të tjerët”. ka thënë Vuçiq. Ndërsa,qeveria në detyrë e Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të kryeministrisë ka deklaruar që brenda muajit mars do të mbërrijnë 100 mijë e 800 doza të vaksinës përmes programit COVAX.

Gjithashtu me datë 20 mars në një qendër vaksinimi në Kukës të Shqipërisë ka filluar imunizimi i 250 individidëve të përsonelit shëndetësorë të Kosovës. Imunizimi është duke u bërë me vaksinën e AstraZeneca.

Shqipëria dhe procesi i vaksinimit

Shqipëria e ka filluar vaksinimin më 11 janar, në të njëjtën ditë që në aeroportin ndërkombëtar Rinas mbërritën 975 vaksina anticovid, siç u raportua nga kryeministri Rama. Të parët që iu nënshtruan vaksinimit ishin disa mjekë që i përkisnin frontit të parë të luftës nga spitalet covid në Tiranë.

Më pas Shqipëria mori 1170 doza nga Pfizer me datë 1 shkurt dhe filloi injektimin e dozës së dytë për personat që dozën e parë nisën ta marrin nga 11 janari e në vazhdim. Ky proces vijon në mjediset e stadiumit Air Albania për personelin mjekësor.

Ardhjet e dozave të tjera të vaksinës anticovid, sipas strategjisë së vaksinimit u përdorën për kategoritë e të moshuarve mbi 80- vjeç. E më pas më datë 15 mars me ardhjen e 38.400 dozave vaksinë nga AstraZeneca filloi kategoria e mësuesve.

Por,sipas Open Data,Shqipëria qëndron pas vendeve si Afganistan dhe Afrika:

Screenshot nga faqja zyrtare e Open Data

Bazuar në grafikun e mësipërm ekspertët sqarojnë për Faktojen që:

“Sipas grafikut tregohet sa doza ka administruar një shtet për 100 banorë.Kjo është një tregues i ecurisë së vaksinimit,por nuk duhet ngatërruar me sa veta janë vaksinuar në 100 veta. Se numri dozave për person varion sipas llojit të vaksinës. Psh:nëse treguesi është 50 doza për 100 banorë nuk do të thotë se janë vaksinuar 50% e popullsisë. Ky tregues për një vaksinë me dy doza mund të përkthehet sikur 25% e popullësisë janë vaksinuar nqs kanë marrë të dy dozat ose që 50% kanë marrë vetëm dozën e parë.”

Ata shtojnë që vaksinimi i Shqipërisë po ecën me ritme shumë të ngadalta në krahasim me popullësinë.

“Shqipëria renditet në me një tregues prej 1.8 doza vaksine për 100 banorë.Nëse marrim në konsideratë që popullsia e Shqipërisë është 2.8 milion banorë ,numri i dozave rezulton 23000 doza të aplikuara.Nëqoftëse do supozonim që me këto doza janë vaksinuar plotësisht qytetarët me dy doza kjo përktheht në shifrën prej 11500 vetash ta vaksinuar.”

Faktoje i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion Ministrisë së Shëndetësisë për skenarin që kemi arritur në bazë të vaksinimit të popullatës.

Kërkesa dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar të kthejë përgjigje.Faktoje edhe më parë ka bërë disa artikuj për vijueshmërinë e  vaksinimit të popullatës në rajon nga ku rezulton që jemi pas Serbisë  me një diferencë prej 14.8% dhe vetëm 2% më shumë se Maqedonia e Veriut.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img