BallinaPertejPrej 20 marsit, dhjetra fshatra në bashkinë Fush-Arrëz të bllokuara nga dëbora

Prej 20 marsit, dhjetra fshatra në bashkinë Fush-Arrëz të bllokuara nga dëbora

Prej katër ditësh dhjetëra fshtatra në Bashkinë Fush-Arrëz janë bllokuar nga dëbora. Qarkullimi i automjeteve është i pamundur, ka probleme me energjinë elektrike dhe frika e pandemisë është e madhe. Faktoje sjell disa pamje nga këto zona, të cilat gjendet ende të bllokuara.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Stuhitë e dëborës kanë mbuluar të gjitha akset e rrugëve rurale dhe urbane. Mjetet dhe qytetarët qarkullojnë me vështirësi. Disa fshatra prej ditësh vijojnë të jenë të bllokuara.

                                     Aksi rrugor Qafë- Ballshi, njësia Administrative Iballe, 24 mars 2021

Në këtë aks rrugor trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër. Bashkia po punon në hapjen e këtij aksi ku në dispozicion janë dy mjete një borëpastrusë dhe një fadromë. Pavarësisht këtij fakti rruga vijon të jetë e bllokuar për banorët e kësaj zonë.

                               Aksi rrugor Qafë Ballshi, njësia Administrative Iballe, 24 mars 2021

                         Aksi rrugor Qafë Ballshi, njësia Administrative Iballe, 24 mars 2021

Dhjetra banorë të kësaj zonë janë detyruar të ecin në këmbë për shkak të punëve të tyre në zonat urbane.

Banori V.P u shpreh për Faktoje se ishtë i detyruar të shkontë në këmbë për arsye të punës së tij, sepse nuk mund të merrte më shumë ditë leje.

“Isha i detyruar të nisësha këmbë, erdha për të kaluar disa ditë tek të afërmit e mi, por reshjet e dëborës më bllokuan këtu“, tha V.P

                                         Fshati Berishë, njësia Administative Iballe, 23 mars 2021

Fshati Berishë i cili ka 400 banorë vijon të jetë i bllokuar prej katër ditësh, banoret po hasin vështirësi të shumta në levizje dhe shërbimet e tjera.

D.P, banor i kësaj zonë tha për Faktoje

“Ky fshat ka shumë të moshuar dhe si rrjedhoje me pandeminë në këmbë, duhet të ketë rrugë të zhbllokuara nga dëbora për të bërë të mundur levizjen dhe shërbimet mjeksorë, gjatë kësaj kohë rreshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike dhe tani ka disa fshatra që ju mungon energja“.

                                          Fshati Berishë, njësia Administative Iballe, 23 mars 2021

Faktoje gjithashtu komunikoi edhe me administratorin e njësisë Administrative Iballe Z.Ndoc Frani i cili na konfirmoi se sot do të hapet aksi rrugor Fush-Arrëz Iballë, ka shumë vështirësi në hapjen e rrugës ku trashësia e borës mësatare është një metër dhe vende të ndryshme shkon edhe në 3 metra.

“Rruga që lidh Fierzën dhe njësinë administrative Blerim të cilat janë rrugë nacionale janë hapur dje, kurse aksi rrugor Fush-Arrëz, Iballe e cila është  rrugë rurale, ende jo. Deri tani nuk kemi patur probleme shëndetësore në njerëz por edhe në qofte se do kemi në këtë periudhë bllokimi jemi të gatshëm të ofrojmë ndihma nga ajri“. Tha Z. Frani për Faktoje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img