FLAVIA KËNGA
Në datën 17 gusht kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë një vizite në Qytetin Studenti, shpjegoi se si do të procedohet me studentët që ishin të akomoduar aty dhe që do duhej të lëviznin për shkak të vendsjes së përkohshme aty të kontigjentit me shtetas afganë. Këta të fundit mbërritën në Shqipëri, pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Gjatë kësaj deklarate, zoti Veliaj u zotua:
“Do bashkohen studentët që kanë provime të prapambetura në një godinë ose në dy godina, ndërkohë në tetor kur ne të hapemi për vitin akademik të gjitha godinat do t’i kemi në dispozicion.”
Në datë 23 gusht, ne iu drejtuam Bashkisë Tiranë me anë të një kërkese për informacion ku ndër të tjera e pyesnim:
– Sa refugjatë afganë do vinë në Shqipëri? (Numri)
– Kur do të largohen refugjatët afganë?
– Sa godina në Qytetin Studenti janë boshatisur për të pritur kontigjentin e refugjatëve afganë? (Numri)
– Sa është fondi që do ofrohen për akomodimin e refugjatëve afganë në konviktet studentore? (Sa lek për sa kohë)
– Në cilat godina do akomodohen afganët dhe në cilat do akomodohen studentët? (Numri i godinës)
– Kur do hapen godinat për studentët?
Në fillim të shtatorit bashkia Tiranë ktheu këtë përgjigje:
“Në zbatim të VKM nr. 501, darë 25.08.2021 ‘Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëëm në Republikën Islamike të Afganistanit dhe për krijimin e Task Forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare’ ju bëjmë me dije se në Qytetin Studenti janë akomoduar rreth 400 persona në godinat11 dhe 12, trtë cilët pasi kanë plotësuar të dhënat dhe ndjekur procedurat në stacionin e policisë, janë transferuar në Hotel në Shëngjin.”
Pas kësaj përgjigjeje në shkuam të verifikionim situatën në mes të shtatorit në Qytetin Studenti, në godinat e konvikteve 11 dhe 12. Nga komunikimi me personelin e QS, mësuam se shtetasin afganë ishin larguar nga konviktet të cilat ishin pastruar, rregulluar dhe ishin të hapura për të pritur studentët. Këtë na e fkonfirmuan edhe dy prej sanitareve të godinave 11 dhe 12.
Foto e godinave të Qytetit Studenti, 15 shtator 2021
Nisur nga verifikimi në terren dhe informacioni i grumbulluar, vendosëm që deklaratën e kryebashkiakut Veliaj për boshatisjen e konvikteve të QS ku do akomodoheshin refugjatët afganë, para nisjes së vitit të ri akademik, ta ktegorizojmë Të vërtetë.