Pastrimi i kanaleve kulluese në Lezhë, ka qenë një ndër premtimet që kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu është zotuar se do ta zgjidhë. Sot, kur kanë kaluar 2 vite nga koha kur ky premtim është bërë, në zona si Torovica dhe Manatija, situata vijon të mbetet problematike.

——————————————–

Gjatë fushatës së zgjedhjve lokale në qershor të viit 2019 kandidati i Partisë Socialiste, zoti Pjerin Ndreu gjatë një interviste për ERTV,  u ndal në problematikat me kanalet kulluese, gjendja e të cilave ndikon drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e punëve të bujqësisë në zonën e Lezhës.

Sipas kryebashkiakut  një pjesë e  kanaleve kulluese nuk ishin prekur nga investimet. Më tej, ai shtoi se do të ndiqte një politikë agresive për sa i përket menaxhimit të buxhetit dhe investimeve në ujsjellës apo pastrimin e  kanaleve kulluese në këtë bashki.

Një vit më pas, Faktoje ndoqi me një verifikim problematikën e pastimit të kanaleve kulluese, si një ccështje që prej drejpërsëdrejti jetën e banorëve, në zonat rurale të Lezhës.

Gjatë vizitës në terren, në Torovicë, grumbullimi i ujit në mes të fushave të mbjella, tregonte se situata e kanaleve kulluese nuk ishte zgjidhur. Në këtë zonë që njihet për rendimentin më të lartë bujqësor në Bashkinë Lezhë, jetojnë rreth 5 mijë banorë.

*Torovicë 2020

2 vite pas premtimit

Një vit më vonë në shtator 2021, iu rikthyem premtimit për pastrimin e kanaleve kulluese, për të parë nëse angazhimi i marrë ndaj banorëve, ishte realizuar.

Fillimish Faktoje pyeti bashkinë Lezhë, e cila na informoi se ndërhyrja në këto kanale për vitin 2021 do të bëhet në një gjatësi prej 120 km në mënyrë që, ndërhyrjet më pas të bëhen një herë në pesë vjet, ndërkohë që nënvizon se nuk kryhet në një periudhë specifike, por punohet pa ndërprerje.

*Përgjigjja e  bashkisë Lezhë për Faktoje.al 2021

Por nga sa Faktoje verifikoi në terren, u vu re se sërish nuk kishte asnjë përmirësim të situatës në këtë zonë.

*Torovicë 2021

E njëjta situatë përsëritej edhe në zonën e Manaties, ku sipas banorëve pastrimi i kanaleve kulluese, jo vetëm nuk ishte bërë të paktën 5 vjeçarin e fundit. Këta të fundit ankohen se, në ato pak raste kur kjo ndodhte, gjithçka bëhej me investimet e tyre, pra si një punë private dhe jo nga ana e bashkisë.

*Manatie 2021

Po nuk i pastruam vetë këtu në dimër mbytesh. Vjet u përmbytëm sepse nuk i pastruam.Nuk ka vënë dor asnjë, as bashki asgjë asgjë”-shprehet për Faktoje.al  H.T 54 vjeçe nga zona e Manaties.

*Manatie 2021

Sipas verfikimit në terren dhe deklaratave të banorëve,  Faktoje e kategorizon premtimin për pastimin e kanalave kulluesë, si Të Pambajtur.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo, premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.