BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVdekja e ushtarakut vishet me mister nga portali për klikime

Vdekja e ushtarakut vishet me mister nga portali për klikime

Disa portale nuk kursejnë as ‘vdekjen’ për të marrë klikime. I tillë është dhe rasti i “misterit” të ngritur në lajmërimin për vdekjen e ushtarakut Ernesto Leka. I riu u nda nga jeta pas një betejë të gjatë me një sëmundje të rëndë, të cilën nuk e fitoi dot.

 

Ndahet nga jeta në moshë të re ushtaraku i Emergjencave Civile, dyshohet se…’ Me këtë titull ka përcjellë tek lexuesit ndarjen nga jeta të ushtarakut Ernesto Leka, portali www.sot.com.al .

Screenshot nga lajmi i publikuar në portalin Sot

Më 16 dhjetor, Ministria e Mbrojtjes lajmëroi humbjen nga jeta të ushtarit të dytë të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Ernesto Leka.

“Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë, në një moshë kaq të re, në një nga spitalet e Turqisë.” – shkruhej në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Por portali sot.com.al e ka përdorur këtë fatkeqësi për të marrë klikime, duke e lënë qëllimisht në titull fjalën mister për arsyen e vdekjes së ushtarakut, në përpjekje për të marrë vëmendjen e lexuesve. Ndërkohë në brendësi të artikullit, vetë autori i shkrimit sqaron se ‘ushtari i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ka humbur jetën në moshë të re pas përballjes me një sëmundje të rëndë’. Ky është rasti tipik i portaleve që abuzojnë me tituj të fryrë në përpjekje për të fituar klikime edhe me ‘vdekjen’, pa marrë parasysh se sa mund të lëndojnë familjet e personave të ndarë nga jeta.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin.

 

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img