.

.

BallinaPertejVaksinimi në Shqipëri, ku po 'çalon' transparenca

Vaksinimi në Shqipëri, ku po ‘çalon’ transparenca

Shqipëria renditet e dyta në Ballkan për numrin e vaksinimeve anti-Covid në popullsi, por tranparenca e këtij procesi mbetet ende e dobët. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetsisë bëhet vetëm njoftimi për numrin e përgjithshëm të vaksinimit që prej nisjes së procesit, por mungon raportimi i detajuar ditor si për ata që marrin dozën e parë, ashtu dhe për ata që marrin të dytën. Për detaje të vaksinimeve sipas qyteteve, llojin e vaksinave të përdorura sipas kategorive, apo grupmoshave, as që bëhet fjalë.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor u përball me vështirësi në lidhje me furnizimin e vaksinës anti-COVID-19, por kjo nuk i ndaloi disa prej tyre të kapnin ‘ritmin’ e vendeve të tjera në këtë proces.

Serbia kryeson listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për pumrin e vaksinave të kryera për numër popullsie. E dyta renditet Shqipëria dhe pas saj Mali i Zi. Edhe pse ky proces cilësohet si i kënaqshëm në krahasim me vendet fqinje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për nivelin e tranpsarencës.

Sipas përditësimit në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, deri në datën 18 maj është tejkaluar numri prej 680 mijë vaksinimesh.

Të dhënat arkivore në faqen e MSH, për numrin e vaksinimeve ditore siç bëhej pak muaj më parë, mungojnë.

*Raportime ditore për vaksinimin ndaj Covid-19 deri në janar 2021

Faktoje kërkoi në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë të dhëna të detajuara mbi kategoritë e të vaksinuarve,  llojin e vaksinave të përdorura (sipas kompanisë prodhuese) për secilën prej kategorive apo grupmoshave, numrin e të vaksinuarve sipas qyteteve, etj.

Këto të dhëna mungojnë, ndërkohë që në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse në vende fqinje, si psh. Italia, paraqitja e tyre bëhet e detajuar grafikisht dhe përditësohet rregullisht.

*Vaksinimi sipas grupmoshës i bërë publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali

*Të dhenat e MSH për numrin  e vaksinimeve

* Numri i vaksinave të administruara (sipas kompanive prodhuese) i bërë publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali

*Të dhënat e seksionit “Shqipëria buzëqesh” në  faqen e MSH

*Injektimi i dozave në raport me ato të administuara sipas rajoneve, Ministria e Shëndetësisë Itali

Mungojnë të dhënat ditore edhe për numrin e personave që marrin dozën e dytë

 

Sipas të dhënave nga Reuters, Shqipëria rezulton të ketë vaksinuar 15.7% të popullsisë me të paktën një dozë dhe 7.2% të saj plotësisht.

*Të dhënat nga Reuters për Shqipërinë

Raportimi i vaksinimit në Shqipëri bëhet në formën e një njoftimi me përditësimin e numrit të përgjithshëm të të vaksinuarve, që nga nisja e procesit të vaksinimit.

Aktualisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kemi të dhënat e  personave të vaksinuar që prej fillimit të fushatës dhe numrin e  atyre që kanë marrë dozën e  dytë, por nuk jepen të dhëna ditore.

*Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë për datën 17/05/2021

Edhe pse në protokollin e vaksinimit, të bërë publike me nisjen e fushatës, theksohet se ‘monitorimi në kohë reale i vaksinimit, sigurisë dhe efektivitetit të vaksinave COVID-19 do të përfitojë shumë nga përdorimi i platformave elektronike të informacionit’, të dhënat për publikun janë sipërfaqësore.

*Të dhënat nga protokolli I vaksinimit

Për vendet e rajonit, ndryshe nga Shqipëria, raportimi për injektimin e dozës së parë dhe dozës së dytë bëhet në bazë ditore.

Serbia është një ndër vendet jo vetëm të Ballakanit, por edhe në botë që ka vaksinuar me të dyja dozat, pjesën më të madhe të popullsisë. Sipas Our World in Data Serbia renditet e 11-a në botë për vaksinimin e popullsisë me vaksina anti-Covid.

*Të dhënat nga Our World in Data

Edhe OBSH e ka konsideruar fushatën e vaksinimit të Serbisë si një nga më të fuqishmet në një raport të muajit mars 2021.

“Në Serbi, më shumë se 1 milion njerëz, ose mbi 13% e popullsisë së vendit, tani janë vaksinuar kundër virusit përgjegjës për COVID-19. Ky sukses i hershëm siguron një themel të fortë për fushatën më të gjerë të popullsisë që do të vijë.”-shkruan OBSH.

 

Po ashtu edhe për sa i përket marrjes së dozës së dytë të vaksinës Serbia qëndron në krye të listës ndër vendet e Ballkanit. Sipas të dhënave nga Reuters, deri në datën 17/05/2021 rreth 32.8% e popullsisë është vaksinuar me një dozë ndërsa 25.1% është vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.

*Të dhënat nga Reuters për Serbinë

Nga një kontroll që ‘Faktoje’ bëri në faqen zyrtare të Minsitrisë së Shëndetësisë Serbe rezulton se ata bëjnë një raportim të veçuar për rastet e reja të vaksinuara dhe atyre që marrin dozën e dytë.

*Të dhëna nga faqja zyrtare e Minsitrisë së Shëndetësisë në Serbi

Përmes këtyrë të dhënave bëhet edhe më e lehtë marrja e informacionit për personat të cilët vaksinohen plotësisht ndaj Covid-19.

Mali i Zi

Sipas të dhënave nga Reuters, rreth 16.7% e popullsisë në Mal të Zi kanë marrë të paktën një dozë ndërsa 5.4% e saj është vaksinuar plotësisht.

Të dhënat nga Reuters për Malin e Zi

Edhe në rastin e Malit të Zi raportimi nga Minsitria e Shëndetësisë bëhet I detajuar çdo ditë për çdo person të vaksinuar për herë të parë dhe ata të cilët janë ri-vaksinuar me dozën e dytë.

 

*Të dhëna nga faqja zyrtare e Minsitrisë së Shëndetësisë në Malin e Zi.

Maqedonia e Veriut

Në Maqedoni 7.2% e popullsisë ka marrë një dozë vaksine ndërsa vetëm 1.2% e tyre janë vaksinuar plotësisht.

 

*Të dhënat nga Reuters për Maqedoninë e Veriut

Vetëm pak ditë më parë Serbia siguroi vaksinimin me dozën e dytë  të 2.200 qytetarëve të RMV të cilët morën dozën e parë të vaksinës Astrazeneka në mars të këtij viti.

Edhe në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut raportimi për numrin e të vaksinuarve të rinj dhe atyre të ri-vaksinuar me dozë të dytë bëhet në baza ditore dhe çdo information është publik

*Të dhëna nga faqja zyrtare e Minsitrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img