BallinaBurokraci15 kërkesat e Faktojes për vaksinimin ‘reflektohen’ në faqen zyrtare të MSH

15 kërkesat e Faktojes për vaksinimin ‘reflektohen’ në faqen zyrtare të MSH

Inva Hasanaliaj

Ndërsa Shqipëria ka marrë vetëm një ditë më parë sasinë prej  8190 doza vaksinash mbetet ende e paqartë strategjia e  vaksinimit dhe numri i të vaksinuarve, që prej nisjes së procesit në datën 11/01/2021. Faktoje ka monitotuar këtë proces, i cili është shoqëruar nga mungesa e transparencës sa i takon dhënies së informacionit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.


                                           Raportime ditore për vaksinimin ndaj Covid-19

Për shkak të mungesës së përditësimit të këtij procesi, ashtu siç ndodh në vendet e tjera, Faktoje iu drejtua me disa kërkesa zyrtare për informacion Ministrisë së Shëndetësisë (https://faktoje.al/ne-pritje-te-transparences-nga-shendetesia-per-numrin-e-te-vaksinuarve/) rregullisht çdo ditë, nga data 25/01/2021 deri në datën 22/02/2021. Gjatë kësaj periudhe Faktoje kishte vënë re se raportimi për këtë proces kishte ngecur në daën 21/01/2021.

Për 15 kërkesa të dërguara, ne arritëm të marrim 2 përgjigje, por jo sipas formës së kërkuar, vetëm pas ankimimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Në dy përgjigjet e datës 15 dhe 16 shkurt, Ministria konfirmon se janë kryer 1127 doza vaksine për mjekët dhe infermierët në vijën e parë të përballjes me Covid-19.

Kërkesat e Faktojes bashkangjitur me përgjigjjen e Ministrisë së Shëndetësisë datë 15 dhe 16 shkurt 2021

                            Përgjigje e Ministrisë së Shëndetësisë, 16 shkurt 2021

Edhe pse Faktoje kishte kërkuar numrin e vaksinave të injektuara për secilën ditë, duke filluar nga data 25 janar, ministria ka dhënë një shifër përmbledhëse, por pa sqaruar se për cilën periudhë janë kryer ato.

Pavarësisht se morëm përgjigje të padetajuar, sipas kërkesave të përditshme për informacion, konstatuam se këmbëngulja e Faktoje për transparencën e procesit të vaksinimit, është reflektuar me përditësimin e rregullt në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë mbi numrin e vaksinimeve ditore.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img