Pretendimi: Kjo video tregon ushtarë izraelitë duke përdorur bombardimet në Gaza për të zbuluar gjininë e foshnjës

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Një video që tregon bombardimin e një godine në Gaza nga shihet të dalë një tym ngjyrë blu është raportuar nga një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse si pamje që tregojnë ushtarë izraelitë duke festuar zbulimin e gjinisë së foshnjës përmes bombardimit.

I interpretuar në këtë mënyrë, ky lajm sigurisht që ka ngjallur qindra komente të rënda nga shikuesit kundër popullsisë izraelite. 

Video e mësipërme u postua më 5 maj 2025 nga media Al Jazeera, me titullin “Ushtarët izraelitë hedhin në erë një ndërtesë në Gaza për festën e ‘zbulimit të gjinisë’”. Megjithatë, al Jazeera më pas e ndryshoi përshkrimin në: “Ushtarët izraelitë hedhin në erë një ndërtesë në Gaza dhe qeshin për ‘zbulimin e gjinisë’ ‘Është një djalë!’ Ushtarët izraelitë kanë filmuar veten duke hedhur në erë një ndërtesë në Gaza, ndërsa qeshin se tymi blu i ngjan një ‘zbulimi të gjinisë’.”

Al Jazeera citonte si burim Hive News. Video origjinale u botua nga Hive News më 3 maj nëpërmjet llogarive të tyre në Instagram dhe Facebook. Ajo mbante mbishkrimin: “IDF po organizon një “festë për zbulimin e gjinisë” për një ndërtesë në Gaza”

Megjithatë, më 5 maj, Hive News botoi një sqarim

Sqarim: Në postimin e parë kemi botuar një video ekskluzive ku shpërthen bojë blu gjatë shpërthimit të një ndërtese të përdorur për aktivitet terrorist në Gaza, në sfond dëgjohet një ushtar duke thënë me shaka për shkak të ngjyrës blu: “është një djalë” dhe ngjarja u prit si një “festë zbulimi gjinie” për shkak të bojës blu. IDF nuk ka përdorur kurrë me qëllim të keq një aktivitet operativ për të zbuluar gjininë e një foshnje ose ndonjë arsye private jo-operacionale. 

Kjo është shkruar nga ne me shaka në një parafrazim të ngjarjes. Kanali antisemit Al Jazeera e ka ngarkuar videon sikur IDF po hedh në erë shtëpi me qëllim të keq për të zbuluar “gjininë e një foshnje.”

Hive News sqaroi se janë ata që e kanë ngarkuar videon dhe se “festa e zbulimit të gjinisë” ishte një trillim që ata shtuan vetë. Komenti “është djalë” që dëgjohet në video është bërë në atë moment si shaka.