Pretendimi: Futbollisti Cristiano Ronaldo shkeli urdhrin e UEFA që kërkonte që të gjithë kapitenët e skuadrave të mbanin shiritat “OneLove” gjatë Euro 2024
Verdikti: E pavërtetë
—————————————————
Me fillimin e kampionatit të futbollit Euro 2024, në rrjete sociale po qarkullon pretendimi se, në lojërat e shkuara, Euro 2020, UEFA urdhëroi të gjithë kapitenët e skuadrave pjesëmarrëse të mbanin shiritin “OneLove”, një urdhër që u sfidua nga futbollisti portugez Cristiano Ronaldo.
Në foton që shoqëron pretendimin, tregohet futbollisti gjerman Manuel Neuer i cili mban një shirit me ngjyrat e ylberit, jo shiritin “OneLove”. Zgjedhja e Neuer për të veshur shiritin në solidaritet me Muajin e Krenarisë LGBT fillimisht provokoi një hetim nga UEFA, për të përcaktuar nëse kjo shprehje solidariteti thyente rregullat rreth qëndrimeve politike.
Shiritat “OneLove” u prezantuan në 2020 si pjesë e një fushate gjithëpërfshirjeje të nisur nga Shoqata Hollandeze e Futbollit. Fushata synonte të luftonte diskriminimin me bazë racën, ngjyrën e lëkurës, dhe orientimin seksual, ndër të tjera.
UEFA konfirmoi për PolitiFact se një rregull që kërkonte që të gjithë kapitenët të mbanin këtë shirit nuk ka ekzistuar kurrë.
Ronaldo nuk ishte kapiteni “i vetëm” që nuk mbajti shiritin “OneLove” gjatë Euro 2020. Shumica e kapitenëve nuk e mbajtën.