.

.

BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashTruproja e Zelenskit identifikohet online si sozia e tij

Truproja e Zelenskit identifikohet online si sozia e tij

Disa pamje kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku pretendohet se presidenti i Ukrainës ka përdorur sozinë e tij gjatë takimit të fundit me presidentin amerikan Biden. “Faktoje” verifikoi se personi në fjalë është truproja i tij që prej vitit 2019 dhe e shoqëron në çdo takim.

——–

Takimi i javës së kaluar në Evropën Lindore midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden ka ndezur teori konspirative se lideri ukrainas ka përdorur një sozi.

Biden zhvilloi një vizitë të papritur në Kiev një javë më parë, duke u takuar me Zelensky dhe zyrtarë ukrainas përpara se të udhëtonte me ta në Poloni për të mbajtur një fjalim në Varshavë.

Në vendin tonë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar një foto, ku shfaqen presidentët Biden dhe Zelensky e pas tyre një person i ngjashëm në veshje dhe staturë fizike me liderin ukrainas.

Screenshot, postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Edhe në videot e publikuara të ceremonisë së shfaqur live, krijohet ideja se ndodhen dy Zelenski së bashku me presidentin Biden. “Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të këtyre postimeve që po qarkullojnë masivisht në mediat sociale dhe të amplifikuara më tej nga kanalet pro-ruse.

Gjatë kërkimit online, duke iu referuar burimeve të besueshme të informacionit, rezulton se personi që dyshohet se është sozia e presidentit ukrainas, në fakt është truproja i tij Maksym Donets. Truproja Donets është fotografuar publikisht me Zelenskyn që nga emërimi i tij si kreu i ekipit personal të truprojës së presidentit në maj 2019, që është shumë kohë përpara pushtimit rus të Ukrainës. Ndërkohë, vihet re se ai shfaqet here pas here në krah të presidentit Zelensky.

Presidenti Zelensky dhe truproja i tij

Ilta-Sanomat, një tabloid i shquar finlandez në një artikull të nëntorit 2022 raportoi se në disa raste Donets është fotografuar publikisht me Zelensky që nga emërimi i tij si kreu i shërbimit të sigurisë së presidentit në vitin 2019.

Tjetër imazh ku shfaqet Zelensky dhe truproja e tij

Presidenti Zelensky dhe truproja i tij

Presidenti Zelensky dhe truproja i tij

Fotot e mësipërme tregojnë se Donets ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut që nga momenti kur iu bashkua ekipit të sigurisë së Zelensky.

Fotot dhe videot e Maksym Donets janë verifikuar edhe nga kolegë të verifikimit të fakteve, të cilët nxorrën në pah se pretendimi i ngritur është i rremë.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img