BallinaFaktometerE PavërtetëTregu i fruta-perimeve në Vlorë mes rrugës dhe pandemisë

Tregu i fruta-perimeve në Vlorë mes rrugës dhe pandemisë

MERXHAN DACI & INVA HASANALIAJ

Tregu i fruta-perimeve në Vlorë i quajtuar ndryshe “tregu i Sahatit” është i vendosur në rrugë të madhe dhe pa standarde. Edhe pse shpesh është trumbetuar zbatimi i masave anti COVID, qyetarët vlonjatë blejnë çdo ditë produktet në rrugë, në një treg të improvizuar.

“Edhe tregu i madh në hyrje të qytetit është zhvendosur pranë Sahatit, duke siguruar tregtimin e produkteve në kushte optimale”-tha në prill prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.

Ndryshe nga ajo çfarë garantoi prefekti, situata flet për një realitet tjetër.

*tregu i fruta-perimeve

Siç shihet edhe nga fotot, tregu është një hapësirë e improzviuar ku tregtarët janë afër me njëri-tjetrin dhe masat kundër pandmisë nuk kanë sesi të respektohen.

Faktoje e ka vëzhguar edhe më herët tregun e Sahatit në Vlorë dhe konstaton se situata nuk ka ndryshuar. Gropat dhe pellgjet janë aty si për të treguar mungesën e ndërhyrjes në këtë hapësirë nga autoritetet.

* Gusht 2020

*Pamje nga tregu në një ditë të zakonshme

Disa tregtarë i thanë Faktojes se shitja e produkteve në këtë hapësirë është e vështirë për ta.“Ja, jemi këtu në rrugë siç na shikon. Ç’të bëjmë, do mbajmë familjen!”- i tha një prej tyre Faktojes.

Ndërkaq, Petro, një banor i moshuar i Vlorës thotë për Faktoje, se nuk i vjen mirë kur i blen produktet në rrugë. “Normale që nuk më vjen mire, kur marr mollën ose portokallen me pluhur këtu. Është pisllëk dynjaja këtu!”- shprehet i moshuari.

Deri përpara disa kohësh, ky treg i improvizuar kishte një tunel dezinfektimi funksional kundër COVID-19, por tregtarët thonë se ka javë që nuk po punon.

Pikërisht tani kur rastet me COVID-19 po shtohen dita-ditës në Vlorë, ky tunel duhej të ishte në punë, pasi në treg shpesh ka grumbullim të qytetarëve.

Faktoje pyeti bashkinë e Vlorës nëse ka një plan konkret për tregun por nuk kemi asnjë përgjigje.

Faktoje kontrolloi gjithashtu faqen zyrtare të bashkisë Vlorë por nuk gjetëm asnjë të dhënë përsa i përket tregut të fruta-perimeve.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img