BallinaAktiviteteTrajnim mbi raportimin për zgjedhjet

Trajnim mbi raportimin për zgjedhjet

Trajnim dy-ditor për ekipin e Faktoje.al mbi Raportimin për Zgjedhjet. Të lumtur që patëm dy trajnerë të standarteve të larta profesionale si Richard Meares dhe Jonathan Stoneman. Ata ndanë eksperiencat e tyre me gazetarët, dhanë sugjerime e këshilla se si mund të raportohet mbi një proces zgjedhor duke ruajtur gjithmonë standaret gazetareske.

Kuadri ligjor për zgjedhjet dhe procesi elektoral e rëndësia e verifikimit të fakteve gjatë zgjedhjeve ishin në fokus të ditës së dytë të trajnimit për gazetarët e Faktoje. Aktiviteti u zhvillua falë mbështetjes së madhe të Ambasadës Britanike në Tiranë, Prezencës së OSBE-së në Tiranë nëpërmjet ekspertizës ligjore të saj dhe USAID-it.

Richard Meares – Nisi karrierën e tij si gazetar në Reuters në vitin 1987 dhe punoi për më shumë se 20 vjet si korrespondent në vende të ndryshme te botës; Kroaci, Bosnje, Gjermani, Irak dhe në Afrikën e Jugut. Meares ka një eksperiencë të gjatë si korrespondent dhe njihet për shkrimin e lajmeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me; rënien e murit të Berlinit, luftrat në Ballkan apo kriza botërore financiare. Ai drejton kurse trajnimi në të gjithë botën për; raportimin për zgjedhjet, krizat, biznesi, korrupsioni etj. Meares është udhërrëfyes i njohur për gazetarët investigativë, përmes kurseve online si dhe një trajnues shumë i informuar mbi Median Sociale.

Jonathan Stoneman – Punoi për BBC-në për 20 vjet si kërkues, producent, gazetar, redaktor e më pas drejtoi departamentin e trajnimeve të Shërbimit Botëror të BBC-së (BBC World Service). I specializuar veçanërisht në Europën Qendrore dhe Lindore, Stoneman raportoi për BBC-në thuajse nga çdo vend i Paktit të Varshavës në vitet 1990-të, ndërsa më pas drejtoi shërbimin e BBC-së në gjuhën maqedonase dhe kroate. Në vitin 2010 ai vendosi të largohej nga BBC dhe të bëhej trajnues i lirë (freelance). Prej kësaj kohe, Stoneman është marrë me gazetarinë e të dhënave (data journalism) dhe trajnime mbi zgjedhjet, edhe në Shqipëri apo edhe në vende të tjera të Ballkanit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img