Pretendimi: Milaim Zeka publikon foton e turpshme të Olta Gixharit gjatë spektaklit në Kosovë
Verdikti: E pavërtetë, titull clickbait
Artikuj të shpërndarë në portale flasin për një veprim jo të hijshëm të aktores Olta Gixhari gjatë kohës së publicitetit në “Big Brother Vip Kosova”. Duke e bërë më intrigues lajmin, shtohet se ky veprim i “turpshën” është publikuar nga opinionisti, Milaim Zeka.
“Milaim Zeka “fëlliq” Olta Gixharin! I publikon veprimin e “turpshëm” që aktorja bën gjatë publicitetit të BBVK”- njofton titulli i portalit Mjeksi.
Artikulli i shpërndarë në portale
Titulli sensacional ka marrë mbi 362 mijë klikime në pak ditë të publikimit, duke tërhequr lexuesit nëpërmjet premtimit të zbulimit të një situate të turpshme.
Më tej, në brendësi të shkrimit thuhet se Olta Gixhari është shfaqur me këmbët e zbathura dhe të vëna mbi divan, gjatë momentit të pushimit të emisionit, por nuk ka asgjë të ekzagjeruar dhe të turpshme, siç pretendohet në titullin e shkrimit.
Portali ka publikuar brenda në shkrimin edhe foton e aktores, teksa relaksohet në divan, që duket se është postuar nga gazetari Zeka në rrjetet sociale.
Foto e Olta Gixharit, e publikuar nga Milaim Zeka
Ndryshe nga çfarë pretendon portali nuk kemi të bëjmë me asnjë veprim të pahijshëm të aktores, por gjithçka është përdorur thjesht për të tërhequr klikime.
Në këtë rast portali ka abuzuar me titullin, duke manipuluar lexuesit online.