.

.

BallinaAktualitetTiranë, rreth 50 mijë qytetarë penalizohen nga heqja e abonesë së përgjthshme

Tiranë, rreth 50 mijë qytetarë penalizohen nga heqja e abonesë së përgjthshme

Me vendim të Këshillit Bashkiak, u ndërpre aboneja e përgjithshme për muajt qershor, korrik dhe gusht. Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë, kjo periudhe tremujore do të shërbejë për kryerjen e verifikimeve me qëllim riorganizimin e transportit publik. Në 2 qershor, një grup qytetarësh protestuan kundër vendimit të cilin e konsiderojnë si penalizues, ndërkohë që sipas të dhënave nga shërbimi urban, heqja e abonesë së përgjithshme prek rreth 50 mijë qytetarë.


Prej datës 1 qershor e deri në fund të gushtit, personat që përdorin transportin publik në Tiranë, nuk mund të kenë abonenë e përgjithshme mujore, e cila kushtonte 1600 lekë të reja. Me anë të saj mund të udhëtohej në të gjitha linjat e tranportit urban të kryeqytetit. Personave që u duhet të lëvizin me autobusë të më shumë se një linje, kjo lloj aboneje u kursente para.

Pezullimi i abonesë së përgjithsme, sipas Bashkisë Tiranë shërben për të riorganizuar shërbimin e transportit publik.

                               Vendimi i Bashkisë Tiranë për heqjen e aboneve të përgjithshme

Sa penalizohen qytetarët e Tiranës nga pezullimi i tre muajve pa abone

Në 2 qershor, një grup qytetarësh protestuan para zyrave të bashkisë, kundër këtij vendimi.

                        Protesta e qytetareve për heqjen e aboneve të përgjithshme, 2 qershor 2021

                Protesta e qytetareve kundër heqjes së aboneve të përgjithshme, Tiranë, 2 qershor 2021

Ata penalizohen drejtpërdrejtë nga heqja e kësaj aboneje, pasi udhëtimi vajtje -ardhje, nësë përdorin dy linja urbanësh u kushton 160 lekë të reja në ditë.

Disa prej protestuesve u shprehën për Faktoje:

“Nuk mund të jemi dakord me këtë vendim, nuk ka sens, tani mua me duhet të marr një abone 1200 lekë dhe për urbanin tjeter më duhet të paguaj 40 lekë. Dhe sa herë më duhet të leviz në ditë? Jo jo është e papërballueshme për mua!”

“Se mos kemi rroga të larta ne, unë përdor disa linja urbani, ndikon shumë negtivisht!”- u shpreh një tjetër qytetar.

Protesta e qytetareve kundër heqjes së aboneve të përgjithshme, Tiranë, 2 qershor 2021

                   Protesta e qytetareve kundër heqjes së aboneve të përgjithshme, Tiranë, 2 qershor 2021

                   Protesta e qytetareve kundër heqjes së aboneve të përgjithshme, Tiranë, 2 qershor 2021

Edhe aktivisti i Qendresës Qytetare Rigels Xhamollari në një interviste televizive u shpreh kundër këtij vendimi:

“Nëse një qytetar do të shkojë me dy linja autobusi për në punë, atëherë do të ketë dy zgjidhje, ose do të blejë dy abone të këtyre linjave ose tre linjave dhe kostoja do t’i rritet minimalisht 7 euro, ose do të blejë biletën ditore 40 lekë dhe kostoja do të shkojë 27 euro më shumë se ç’paguante. Në Shqipëri ne kemi pagën minimale rreth 260 mijë lekë të vjetra, dhe në qoftë se kjo kosto rritet, do të shkojmë tek pagesa e 20 për qind të pagës për transportin publik, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të BE.”

Në një intervistë televizive me 1 qershor, Drejtori i Transportit në Bashkinë Tiranë, Enton Punavia e argumentoi kështu heqjen e aboneve:

“Sipas disa matjeve paraprake, që ne kishim kryer në disa linja, kapaciteti ishte 35 për qind, në disa linja 60 për qind dhe disa të tjera 40 për qind. Ndërkohë bashkia e Tiranës e ka si detyrë që të rikthejë transportin publik të qytetarët. Disa linja do të ristrukturohen komplet brenda parametrave të shërbimit, disa linja do të kthehen në kontrata ashtu siç kanë qënë. Është e nevojshme që të kryhen disa analiza dhe verifikime, qoftë nga pikpamja teknike, po ashtu edhe si ajo e volumit të udhëtarve, si ajo e strukturës së udhëtimit, të aboneve dhe biletave.

Nuk ka qenë një vendim i lehtë i bashkisë Tiranë për t’i propozuar Këshillit Bashkiak, një periudhë pa abone, por duhet kuptuar se ishte e domosdoshme për të kryer një hap të tillë.”.

Faktoje ka raportuar vazhdimisht për problematikattransportin publik, për të cilin edhe vetë qytetarët shprehen të pakënaqur. Megithatë pezullimi i abonesë së përgjithshme, sipas operatorëve të transportit urban prek rreth 50 mijë qytetarë.

Lexo:Transporti urban në Tiranë drejt “përsosmërisë”, por në të ardhmen e largët

*Foto e parë marrë nga Gazeta Shqip

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img