BallinaPremtimeTeleferiku i Beratit, premtimi i mbetur në sirtar

Teleferiku i Beratit, premtimi i mbetur në sirtar

KLEVIS PALOKA

Qyteti i Beratit duhej te kishte tashmë një teleferik që do të lidhte pjesën lindore të lagjes muzeale të Mangalemit me kalanë. Ky ishte një premtim i kryetarit aktual te Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, 4 vite më pare, kur fliste për projektet që do të realizonte nëse fitonte zgjedhjet. Ëndrra e tij për kryetar Bashkie u bë realitet, ndërsa ndërtimi i teleferikut, jo.

Ndërtimi i një teleferiku do ishte vepër që do të sillte më shumë turistë në këtë qytet të preferuar dhe do e bënte më të lehtë lëvizjen për në kala. “Faktoje” e pati të thjeshtë të verifikojë se kjo deklaratë e Sinajt, as që ka nisur ndonjëherë të vihet në zbatim.

Fillimisht “Faktoje” bëri një vëzhgim pikërisht në zonën e destinuar për teleferikun, po asnjë shenjë e tij, në zonën lindore të Mangalemit dhe aq më pak në kala.

Gjithashtu “Faktoje” kontaktoi edhe me Bashkinë e Beratit për ta pyetur në lidhje me këtë projekt.

Përgjigja zyrtare që morëm ishte: “Bashkia Berat nuk ka përgatitur projekt për lidhjen me teleferik në anën lindore të Mangalemit,me destinacion kalanë e Qytetit”.

Nisur nga vëzhgimi i “Faktoje” në qytetin e Beratit, por edhe nga përgjigja e Bashkisë së Beratit, premtimin e kryebashkiakut Sinaj do ta kategorizojmë si të PAMBAJTUR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img