Faktet nxisin kërkimin e të vërtetës. Edukimi i brezit të ri për identifikimin e lajmeve të rreme dhe filtrimin e informacionit të saktë është shumë i rëndësishëm për të rinjtë sot, që mënyrën e informimit e kanë kryesisht nga mediat online.
Dy grupe të rinjsh, saktësisht 42 nxënës nga Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ishull-Lezhë”, u njohën me parimet kryesore të gazetarisë si mënyrë për të filtruar informacionin e vlefshëm e të saktë nga ai i rremë (fake news) me qëllime dezinformimi apo keqinformimi.
Ndikimi që media, sidomos ajo online, ka në jetët e tyre u theksua edhe nga vetë të rinjtë prezent, që shprehen se media ndikon dhe në mënyrën si ndërtojnë perceptimin mbi ngjarjet që ndodhin në shoqëri.
3 mentorë profesionistë, shtjelluan metodologjinë e mbrojtjes nga lajmi i rremë, kriteret dhe struktura që përbëjnë një artikull serioz, si dhe shembuj praktikë për të dalluar lajmin e bazuar nga gënjeshtra mediatike.
Pjesë e rëndësishme e workshop-it ishte roli që luajnë elemëntët vizualë si fotografia dhe videoja si bashkë-shoqëruese dhe shpesh herë si përcjellëse kryesore e lajmit.
Organizata Fact Checking Faktoje dhe ekipi i H.A.N.A, po zbatojnë projektin “Edukimi mediatik në
komunitetet lokale në Shqipëri” në kuadër të PËRBALLJE: Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar
lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor
dhe Turqi.
Ky botim u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është
përgjegjësia e vetme e organizatës Faktojes dhe jo domosdoshmërisht pasqyron opinionin e Bashkimit
Europian.’