BallinaFaktometerE vërtetëTaulant Balla: SPAK-u ende nuk po vepron ndaj Berishës

Taulant Balla: SPAK-u ende nuk po vepron ndaj Berishës

Ina Allkanjari

Kryetari i grupit parlamentar të PS, deklaroi në Kuvend në shkurt të këtij viti se SPAK nuk ka nisur hetim ndaj ish kryeministrit Berisha. Komisioni hetimor parlamentar në 2017-n, publikoi disa gjetje që e implikonin atë për korrupsion. Kallëzimi u depozitua në atë kohë në prokurorinë e Përgjithshme, sepse SPAK ende nuk ishte ngritur. PS argumenton se prokuroria duhet t’ia kishte deleguar tashmë çështjen SPAK, i cili në një përgjigje zyrtare për Faktoje konfirmoi se nuk ka hetim për zotin Berisha, as për privatizimin e CEZ e as për akuzat e mëhershme të SHBA që e ka shpallur atë non grata.

———————————–

“SPAK-u ndaj Berishës ende nuk po vepron. Kuvendi i Shqipërisë në mars të 2017 ka miratuar një raport përfundimtar të një komisioni hetimor, ku edhe me votën e Metës, ti je kallëzuar penalisht për shpërdorim të rëndë detyre nga Kuvendi dhe sot un përsëri vazhdoj t’i bëj thirrje SPAK dhe jo skrapit t’i kthejë përgjigje Kuvendit ku ndodhen këto çështje”.

Kështu deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në datë 17 shkurt në Kuvendin e Shqipërisë, teksa i bëri thirrje SPAK që të përgjigjet në lidhje me hetimet për kallëzimin e ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion për gjetjet e hetimit parlamentar mbi privatizimin e CEZ.

Nisur nga kjo deklaratë, në datë 7 Mars Fakoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku kërkuam informacion nëse kjo çështje ka kaluar në kompetencë të SPAK dhe nëse po, në çfarë gjendje apo fazë procedimi është ky kallëzim.

Screenshot, kërkesa për informacion drejtuar SPAK datë 07.03.2022

Në përgjigjen e ardhur për Faktoje në datë 9 Mars, SPAK sqaron:

“Në Prokurorinë e Posaçme, nga krijimi i saj deri tani, nuk është paraqitur një raport i tillë nga Kuvendi i Repuklikës së Shqipërisë”.

Përgjigja e SPAK për Faktoje datë 09.03.2022

Pas përgjigjes së ardhur nga SPAK, Faktoje iu drejtua në datë 21 Mars Prokurorisë së Përgjithshme ku ndër te tjera kërkuam informacion se në çfarë faze është hetimi për çështjen e privatizimit të CEZ dhe nëse kjo çështje ka kaluar në kompetencë të SPAK. Ende jemi në pritje të një përgjigjeje nga Prokuroria e Përgjithshme.

Kërkesa për informacion drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme datë 21.03.2022

Faktoje vendosi të kontaktojë përmes whatsapp edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tw cilin e pyetëm nëse i është drejtuar drejtpërdrejt SPAK.

Screenshot, pyetjet drejtuar kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, datë 21.03.2022

Si përgjigje, zoti Balla na vendosi në dispozicion kërkesën drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK nga Kuvendi i Shqipërisë në datë 17.02.2022. Në letrën drejtuar dy institucioneve të mësipërme Kreu i grupit Parlamentar të PS-së kërkon informacion në lidhje me gjetjet e raportit të Komisionit hetimor të viti 2017.

Kërkesa drejtuar Kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla datë 17.02.2022

Kërkesa Kërkesa drejtuar Kreut të SPAK Arben Kraja nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla datë 17.02.2022

Nga verifikimi rezultoi se SPAK nuk ka një hetim ndaj ish kryeministrit Berisha as bazuar në gjetjet e komisionit hetimor të vitit 2017 mbi gjetjet për çështjen e privatizimit nga CEZ të OSHEE.

SPAK nuk ka dosje as për akuzat e SHBA ndaj Berishës

Faktoje ka ndjekur zhvillimet që nga shpallja non grata i zotit Berisha dhe familjarëve të tij që prej vitit të kaluar, që u shoqërua akuza konkrete ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga everia amerikane.

Kur kanë kaluar 10 muaj nga shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha non grata, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur sërish te akuzat e ngritura nga autoritetet e SHBA ndaj Berishës. Në datë 21 shkurt në kuadër të garës së zgjedhjeve të pjesshme lokale të cilat u mbajtën në 6 Mars, Yuri Kim u dërgoi katër pyetje të gjithë kandidatëve.

“Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?” shkruan Yuri Kim.

Screenshot, postimi i ambasadores amerikane Yuri Kim në Tëitter datë 21.02.2022

Por pavarësisht deklratave të drejtpërdrejta dhe të përsëritura të autoriteteve amerikane, Faktoje konfirmoi se SPAK nuk ka nisur një hetim ndaj zotit Berisha.  Në datë 18 shkurt Fakoje iu drejtua me një kërkesë për informacion SPAK ku kërkoi informacion nëse është nisur një hetim për ish-kryeministrin Sali Berisha pas deklaratave zyrtare të SHBA mbi çështjet e korrupsionit, dhe nëse jo, cila është arsyeja e këtij mosveprimi nga ana e SPAK.

Screenshot, kërkesa për Informacion drejtuar SPAK, datë 18.02.2022

Në përgjigjen e ardhur për Faktoje në datë 28 shkurt, SPAK shkruan:

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju bëjmë me dije se në Prokurorinë e Posaçme nuk kemi procedim penal të regjistruar në ngarkim të personit që ju pyesni”.

Screenshot, përgjigja e SPAK datë 28.02.2022

Edhe më herët, në muajin dhjetor 2021  Faktoje pkishte kërkuar informacion nga SPAK dhe Ministria e Drejtësisë në lidhje me hapa ligjorë pas akuzave të SHBA ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në datë 24 dhjetor, SPAK iu përgjigj Faktoje duke theksuar se nuk kanë informacion për këta persona.

Screenshot, përgjigja e SPAK datë 24.12.2021

Ndërkohë në përgjigjen e ardhur për Faktoje nga Ministria e Drejtësisë më datë 14 Janar, e pyetur nëse ka pasur një kërkesë nga SPAK për letër-porosi për provat dhe aktet që disponojnë autoritetet gjyqësore (jo vetëm) amerikane ndaj zotit Sali Berisha, deklarohej se pranë këtij institucioni nuk rezulton të ketë shkuar një kërkesë e tillë nga Prokuroria e Posaçme.

Screenshot, përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë, datë 14.01.2021

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img