Pretendimi: Pajisjet e patentuara të transferimit intranazalë me mikrogjilpëra u përdorën për të injektuar substanca mendje-kontrolluese gjatë pandemisë Covid-19

Verdikti: E paprovuar

—————————————————————–

Imazhi i një pajisjeje të patentuar në ShBA për transferimin intranazal me gjilpëra po qarkullon në rrjetet konspiracioniste me pretendimin se ajo u përdor nga qeveritë gjatë pandemisë Covid-19 për të injektuar substanca mendje-kontrolluese në trurin e njerëzve, nën maskën e tamponëve nazofaringalë me anë të të cilëve testoheshin pacientët e dyshuar me Covid-19.

Patenta që tregohet në imazhin e mësipërm është e vërtetë

Ajo është depozituar në vitin 2011 për një pajisje për administrim nazal me mikrogjilpërë, por është e braktisur që në 2013 dhe nuk ka lidhje me tamponët nazalë që u përdorën për të testuar për Covid-19.

Tamponët e testimit, të bërë prej poliesteri ose najloni, ishin mjete standarde për mbledhjen e mostrave për testimin PCR, jo për transferimin e substancave. Nuk ka prova se tamponët kishin funksione të fshehura dhe sigurisht që një shpim me gjilpëra në hundë do të vihej re nga personat që i nënshtroheshin testimit. 

Pajisja e patentuar dhe tamponët e testimit janë teknologji të ndryshme pa ndonjë lidhje të provuar mes tyre. Ngjashmëria pamore mund të ngjallë dyshime, por qëllimet e dy pajisjeve nuk përputhen.