.

.

BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëTabletat falas nuk kanë mbërritur në shumë bashki, aty ku janë dorëzuar s’ka internet

Tabletat falas nuk kanë mbërritur në shumë bashki, aty ku janë dorëzuar s’ka internet

EDIT NIKOLLI

Pak ditë para se të niste mësimi i pjesshëm online, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se i është dhënë përparësi shpërndarjes së tabletave digjitale sidomos shkollave ku ka klasa kolektive. Nga një verifikim i Faktoje mbi shpërndarjen e këtyre mjeteve, konstatuam se në disa Bashki, nuk ka mbërritur as njoftimi se do shpërndahen tableta. Ironikisht, në dy bashkitë ku tabletat janë dorëzuar, nuk ekziston mbulimi i zonës me internet.


Ministrja e Arsimit Evis Kushi më 24 nëntor deklaroi:

“Kemi investuar dhe po punojmë fort në këtë situatë për shpërnarjen e tabletave dixhitale në të gjitha shkollat, po sidomos aty ku ka klasa kolektive”.

“Faktoje” më herët i kishte dërguar një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit ku e pyeste sesa tableta dixhitale janë dhuruar për nxënësit në rang bashkish.

                                                      Përgjigje e Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit na dha këtë përgjigje:

“Nga fillimi i pandemise dhe deri më tani nga MASR-ja janë shpërndarë 5.931 tableta dhe mjete elektronike (aparat celulare) për nxënësit që vijnë nga familjet në nevojë, shtëpitë e të cilëve janë të dëmtuara nga tërmeti dhe për nxënësit që zhvillojnë mësim në klasa kolektive. Kurse nga kompania Vodafon janë shpërnadrë 4.937 tableta dhe aparate telefoni dhe është në proces shpërdarja e 10.000 tabletave nga Vodafon.

Ministria e Arsimit ka shpërnarë tableta në këto bashki dhe qytete si: Dibër, Bulqizë. Burrel, Klos, Durrës, Shijak, Krujë, Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Libohove, Tepelenë, Memaliaj, Permet, Kelcyrë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Sarandë, Konispol, Delvinë, Finiq, Berat, Ura Vajgurore, Kuçove, Skrapar, Poliçan, Elbasan, Cerrik, Belsh, Peqin, Gramsh, librazhd, Prrenjas, Korçë, Pustec, Maliq, Kolonjë, Devoll, Pogradec, Kukës, Has Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë dhe Fush-Arrëz”.

“Faktoje” u interesua në disa shkolla të këtyrë Bashkive. Në shkollën “Murat Paci” në Tropojë, ku nxënësit mësojnë në klasa kolektive, burime nga stafi mësimor dhe prindër të nxënësve thanë për Faktoje:

“Nuk është shpërdarë asnjë tablet, madje as nuk jemi njoftuar se do të marrim”.

                                                              Shkolla “Murat Paci” Tropojë

Edhe në shkollën 9 vjeçare “Ramiz Kadiu” në Klos, një mësuese e cila nuk pranoi të identifikohej na konfirmon se nuk është dhuruar ndonjë tablet digjital për nxënësit.

Gjithashtu H.P, nxënës në këtë shkollë thotë:

“Nuk janë shpërndarë tableta, madje dhe kur zhvilluam mësim online mësuesja na komunikonte përmes telefonit të prindërve”.

Në Bashkinë e Librazhdit në “Shkollën e Mesme të Bashkuar Orenjë” ka klasa kolektive. H.B mësues prej gjashtë vitesh aty, tregon për “Faktoje” se as në këtë zonë nuk janë shpërndarë mjete ‘smart’ për mësimin online edhe pse gjendja ekonomike e familjeve në këtë zonë e bën thuajse të pamundur blerjen e një smartphone apo kompjuteri.

Faktoje arriti të konfirmojë se tabletat kanë mbërritur ndërkohë në dy Bashki në veri të vendit, në Pukë dhe Fush-Arrës dhe më 1 dhjetor ato janë shpërndarë në shkollat ku ka klasa kolektive.

“Faktoje” komunikoi me disa drejtues të shkollave të cilët konfirmojnë se për familjet që kanë dy fëmijë në arsimin parauniversitar do dhurohet 1 tablet, në rastet kur në një familje ka tre fëmijë në moshë shkollore do të jepen 2 të tillë.

Por kur u interesuam se në ç’mënyrë përfitojnë internetin familjet në këto dy zona, mësuam se atje mungon infrastruktura e duhur për të patur wi-fi.

“Në rast se do shkojmë në fazën kur mësimi do bëhet për të gjithë online, ky proces nuk do të jetë rezultativ dhe do këtë veshtirësi shumë të madhe për nxënësit, prindërit dhe po ashtu mësuesit.”-thanë për “Faktoje” burimet brenda stafit mësimor në njërën prej shkollave në Fuzhë-Arrëz.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img