Pretendimi: Flamuri amerikan zëvendësohet me atë palestinez gjatë protestave në universitetin e Harvardit

Verdikti: Mungon konteksti

——————————————————-

Që prej 17 prillit, kampuset e universiteteve në ShBA dhe disa vende të tjera janë pushtuar nga protestat studentore pro Palestinës. Së fundmi, më 27 prill, si pjesë e protestave në universitetin e Harvardit, studentët ngritën tre flamuj palestinezë mbi lëndinën kryesore të kampusit.

Duke pasqyruar këto zhvillime një artikull i ABC News në Shqipëri raporton se gjatë protestave, “flamuri amerikan në universitetin e Harvardit zëvëndësohet nga ai palestinez”. 

Verifikimi i mëtejshëm konfirmon se studentët protestues nuk hoqën flamurin amerikan për të vendosur atë palestinez.

Sipas një deklarate nga universiteti, botuar më 27 prill, “flamuri amerikan nuk ishte ngritur në kohën kur u ngritën flamujt e tjerë.” 

Më tej, deklarata detajon se sipas procedurës së universitetit flamuri amerikan ngrihet në godinën kryesore çdo të hënë deri në të premte. Flamujt palestinezë u ngitën më 27 prill, ditën e shtunë. 

Tre flamujt palestinezë u hoqën nga stafi i universitetit brenda ditës së shtunë.
Mbi 2000 protestues janë arrestuar në universitet amerikane që nga 18 prilli, ndërsa numri i viktimave në Gaza ka arritur 34600.