Në shkurt të vitit 2018, u lançua shërbimi i parë i verifikimit të fakteve, Faktoje në Shqipëri. Ky projekt u mbështet nga Usaid dhe u zbatua nga organizata Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Kombëtare për Studime Sociale (NCCS).

Prej shtatorit të vitit 2019, qendra “Faktoje” zhvillon veprimtarinë e saj si një organizatë e pavarur mediatike, e financuar nga disa donatorë. Puna editoriale në Faktoje është e strukturuar për të siguruar një proces efikas dhe të organizuar. Kryeredaktori mbikëqyr punën editoriale dhe siguron që përmbajtja të përputhet me misionin dhe standardet e Faktoje. Redaktori është përgjegjës për kontrollin e cilësisë së materialeve dhe për verifikimin e fakteve, duke punuar ngushtë me gazetarët për të siguruar saktësinë e informacionit. Gazetarët mbledhin informacionin dhe kryejnë hetime, duke zhvilluar raporte të detajuara dhe analiza të thelluara. Redaktorja menaxhuese kujdeset për publikimet multimediale, duke përfshirë menaxhimin e videove, grafikëve dhe përmbajtjeve digjitale, për t’u siguruar që ato të jenë të qarta dhe të aksesueshme për publikun në platformat online.
Drejtuese ekzekutive
Klodiana Kapo
Manaxhere Finance/Administrate
Silvana Gjermeni
Menaxhere Editoriale
Aimona Vogli
Gazetare
Ilda Hoxha
Redaktore
Esmeralda Topi
Gazetare
Patris Pustina
Gazetare
Jona Plumbi
Multimedia
Atdhe Mulla
Studiuese/gazetare
Barbara Halla
Kryeredaktore
Nevila Gjata
GAZETAR
Sebi Alla
Multimedia
Grace Kozeli