.

.

BallinaPertejZgjedhjetStacionet e dezifektimit pranë dy qendrave të votimit nuk funksionojnë.

Stacionet e dezifektimit pranë dy qendrave të votimit nuk funksionojnë.

Në qendrën e votimin numër 2025 në Shkollën “Ahmet Gashi” në  Laprakë,  procesi i votimit ka vijuar normalisht.”Faktoje” komunikoi me një prej komisionerëve i cili u shpreh se nuk ka pasur asnjë problematikë që prej nisjes së procesit. Janë rreth 3000 votues të regjistruar në këtë qendër votimi për të cilën stacionet e  dezinfektimit të vendosura në kuadër të protokollit Covid, 19 nuk punojnë.

*Pamje nga zona e Laprakës nëpër qendrat e votimit

Nga pamjet që Faktoje sjell nga terreni duket se as qytetarët nuk janë shqetësuar të mbajnë distancën nga njëri tjetri.

*Pamje nga zona e Laprakës nëpër qendrat e votimit

Procesi i vaksinimit ka bërë që një pjesë e qytetarëve të mos i kushtojnë rëndësi disancimit.”Faktoje” pyeti një nga votueset e cila u shpreh se shpresonte se nuk do të infektohej.

“Nje dozë e kam bërë, të shohim tani.”

*Pamje nga zona e Laprakës nëpër qendrat e votimit

 

Zona e Bregut te Lumit

Ende në zonën e Bregut të Lumit në qëndrën e votimit me numër 2026 në shkollën “Kolë Jakova” nuk funksionon stacioni i vaksinimit. Deri në mesditë kanë votuar 287 qytetarë një pjesë e të cilëve nuk i kanë respektuar masat Covid 19.

*Shkolla “Kole Jakova”

*Qendra e votimit në brendësi të shkollës

*Qyetatrët dukë pritur për votim

Edhe në këtë qendër votimi ruajtja e distancës nuk respektohej ndonëse sinjalistika ishte e dukshme.  Një pjesë e qytetarëve nuk mbanin maskë, ndërsa ata pak  të cilët e  kishin  e mbanin poshtë mjekrës duke e bërë kështu të padobishme.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img