BallinaPertejZgjedhjetParregullsitë në votime

Parregullsitë në votime

Korçë

Në fshatin Vashmik të bashkisë Maliq procesi i votimit është ndërprerë për 30 min ku shkak është bërë  konfrontimi fizik mes një vëzhguesi të PD dhe një qytetari i cili ka tentuar të votojë së bashku me të atin e moshuar. Qytetari pas përplasjes fizike eshte larguar nga qendra e votimit duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Nga ana tjetër edhe në qendrën e votimti të fshatit  Pirg të bashkise Maliq,procesi është ndërprerë disa herë për shkak të defektit të aparaturave. 

Në fshatin Trestenik votimi po kryhet manualisht pasi operatori teknik nuk u paraqit në qendrën e  votimit. Po ashtu në fshatin Kallamas të bashkisë Pustec procesi u pezullua për 3 orë per shkak të defektit të aparaturës së identifikimit biometrik.

*Qytetarë duke pritur për të votuar

*Policia duke ndjekur rastin

Vlorë

Selenicë

Në bashkinë e Selenicës në qytetin e Vlorës deri në orën 10:00 votuan 26 mijë qytetarë, që përbëjnë   25% të zgjedhësve të kësaj zone. Megjithatë edhe këtu procesi nuk ka vijuar normalisht pasi 4 qendra votimesh janë pa operatorë, ndërsa në 9 qendra sistemi i identifikimit elektronik rezulton të jetë i prishur. Në 13 qendra qendra të tjera votimi pajisjet e  indetifikimit të kartave ID nuk kanë funksionuar duke bërë që procesi të bëhet manualisht.

Himarë

Në bashkinë e Himarës deri në orën 10 nuk janë raportuar incidente ndërsa raportohet se 20% e votuesve kanë përfunduar procesin pa problematika. Edhe në këtë bashki ka 7 qendra në të cilat pajisja e indetifikimit elektronik nuk funksionon duke bërë që procesi të bëhet manualisht.

*Pamje nga procesi I votimit në Vlorë

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img