.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookSpanja nuk nxorri nga qarkullimi kartmonedhën 50 euro

Spanja nuk nxorri nga qarkullimi kartmonedhën 50 euro

Pretendimi: Spanja ka nisur të heqë kartmonedhën 50 euro nga qarkullimi

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————–

Në fillim të Prillit 2025, një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse raportuan se Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhave 50 euro duke filluar nga ky muaj.

Artikujt e mësipërm i referohen medias spanjolle 20minutos.es, e cila botoi më 7 prill një artikull me titullin “Këto janë kartëmonedhat dhe monedhat, ditët e të cilave janë të numëruara… por ja si mund t’i shkëmbeni në Bankën e Spanjës.”

Megjithatë, Banka Qendrore e Spanjës ka konfirmuar po atë ditë se nuk ka urdhëruar tërheqjen e asnjë kartëmonedhe, se të gjitha kartëmonedhat mund të vazhdojnë të përdoren si zakonisht dhe se asnjëra prej tyre nuk do të humbasë vlerën.

Njoftimi i bankës shpjegon se nga mund të ketë ardhur konfuzioni. Si pjesë e aktiviteteve të saj të përditshme, banka qendrore kontrollon në mënyrë rutinore origjinalitetin dhe cilësinë e kartëmonedhave që kthehen nga institucionet e kreditit.

Kartëmonedhat dhe monedhat e gjykuara se nuk janë në gjendje të përshtatshme tërhiqen, asgjësohen dhe zëvendësohen me të reja, ndërsa ato në gjendje të mirë hidhen sërish në qarkullim.

Banka e Spanjës tha se e bën këtë për të gjitha prerjet, jo vetëm për ato 50 euro, dhe theksoi se edhe nëse një kartëmonedhë dëmtohet, ajo nuk e humb vlerën e saj dhe mund të këmbehet me një të re.

“Një arsye për t’i mbajtur kartëmonedhat në gjendje të mirë është për ta bërë më të lehtë kontrollimin e veçorive të tyre të sigurisë”, tha banka. “Edhe pse kartëmonedhat janë bërë që të zgjasin, ato zakonisht tregojnë shenja konsumimi me kalimin e kohës nga përdorimi i rregullt”.

Banka Qendrore Europiane (ECB) konfirmoi gjithashtu për EuroVerify se “as Banco de España [Banka e Spanjës] dhe asnjë bankë tjetër qendrore brenda zonës së euros nuk ka urdhëruar tërheqjen e ndonjë kartëmonedhe apo monedhe euro. Të gjitha kartëmonedhat euro ruajnë vlerën e tyre dhe mbeten në qarkullim.”

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img