.

.

BallinaAktiviteteSpak dhe Prokuroria e përgjithshme në zbatim të transparencës

Spak dhe Prokuroria e përgjithshme në zbatim të transparencës

Koordinatorët e Spak, Prokurorisë së Përgjithshme dhë të të gjitha rretheve në vend ishin pjesë e trajnimit të parë të zhvilluar mbi zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit.  Faktoje në bashkëpunim më Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe në kuadër të zbatimit të projektit Forcimi i gazetarisë Fakt-Verifikuese në Shqipëri” i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së vendeve të Ulëta, ka nisur workshopet me koordinatorët për të drejtën e informimit në të gjitha institucionet publike të vendit.

E drejta për informimin e publikut dhe detyrimi i funksionarëve publikë për llogaridhënie vlerësohen aq thelbësore në vendet me demokraci të konsoliduar, sa mund të arrijë në kufijtë e të pabesueshmes.

Ambasadori i Mbretërisë së vendeve të Ulëta, Zoti Reinout Vos solli shembullin që ndjek kabineti qeveritar në Hollandë dhe kryeministri të cilët janë të detyruar të bëjnë publik çdo mesazh me relevancë politike që marrin në telefonat e tyre.

“Mesazhet që quhen të rëndësishme arkivohen dhe ato që nuk kanë vlerë fshihen. Çdo ministër është i detyruar që telefonin ta dorëzojë ditën e premte dhe ta rimarrë të hënën.”-tha ambasadori Vos.

Kjo praktikë synon rritjen e transparencës dhe ambasadori i Hollandës e solli si model para koordinatorëve për të drejtën e informimit nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Spak, pjesëmarrës në trajnimin e organizuar nga Faktoje  në kuadërt të Projektit Matra “Forcimi i gazetarisë Fakt-Verifikuese në Shqipëri”
mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së vendeve të Ulëta dhe në bashkëpunim me Komisionerin e të Drejtës për Informim.

Takimi që u mbajt këtë të enjte në Shtëpinë e Europës në Tiranë hap ciklin e trajnimeve në kuadër të projektit “Forcimi i Gazetarisë Fakt Verifikuse në Shqipëri”.

Fokusi i këtij trajnimi, që do të vijojë me koordinatorë të insitutucioneve të tjera publike dhe ekspertë të fushës, është zbatimi i Ligjit Për të drejtën e Informimit.

Gjatë fjalës së saj, Elona Hoxha, drejtorja e Përgjithshme në Drejtorinë për të Drejtën e Informimit paraqiti edhe amendimet e propozuara në këtë ligj, një pjesë e të cilave lidhen drejtpërdrejtë me rolin e koordintorëve.

Gjatë takimit u bë një prezantim i punës së Faktoje dhe rëndësia që ka në punën e saj përdorimi i kërkesave zyrtare për informacion ndaj insitucioneve publike, për të siguruar raportime fakt verifikues  të bazuara në  u diskutuan raste konkrete të zbatimit të këtij ligji dhe problematikat që hasin në punën e tyre në kuadër të së drejtës për informim, kordinatorët e institucioneve dhe gazetarët apo edhe qytetarët e thjeshtë që e gëzojnë të drejtën në bazë të këtij ligji të kërkojnë çdo informacion që konsiderohet publik.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img