.

.

BallinaPertejSotiraq Filo kryebashkiaku me pagën në rritje dhe pakësim të kursimeve

Sotiraq Filo kryebashkiaku me pagën në rritje dhe pakësim të kursimeve

INVA HASANALIAJ & SIRMA MOLLA

Sotiraq Filo kryebashkiaku i Korçës që prej vitit 2013, rinovoi mandatin në këtë detyrë në votimet e 30 qershorit. “Faktoje” analizoi deklarimet e pasurisë, bazuar në dokumentat e sigururara nga ILDKPI, ku bie në sy numri i konsiderueshëm i depozitave bankare. Filo deklaron si të ardhura të vazhdueshme prej 2013-s, pagën si kryetar bashkie, atë si anëtar i këshillit të qarkut Korçë, dietat dhe interesa nga të paktën 5 depozita bankare në emër të tij.

Në vitin 2013, ai ka marrë për herë të parë detyrën në krye të bashkisë Korçë pas emërimit të ish-kryetarit në detyrë Niko Peleshi si ministër i Bujqësisë. Pikërisht nga ky vit deri në 2018-tën paga e Sotiraq Filos ka ardhur vetëm në rritje.

Në këtë grafik vëmë re se “kulmi” i depozitave është në vitin 2015, ndërsa menjëherë pas këtij viti shënon rënie. Ky “efekt” është vënë re edhe për disa kryebashkiakë të tjerë, të cilët menjëherë pas marrjes së detyrës deklarojnë pakësim të ardhurash në depozitat bankare.

Edhe nga rënia e të ardhurave nga interesat e depozitave në euro vihet re i njëjti “fenomen” ku pas vitit 2015 rënia është e drastike. Vërejmë se njëra prej llogarive në euro në emër të Sotiraq Filos është rrjedhëse, për efekt të kalimit të shpërblimeve dhe dietave.

Në deklaratën e Sotiraq Filos rezulton po ashtu edhe  një llogari rrjedhëse në dollar e cila në vitin 2015 përmban  926 USD dieta.

Nga ana tjetër bashkëshortja e Sotiraq Filos , Frosela Filo ka një numër jo pak të konsiderueshëm llogarish bankare sikurse edhe vlerat që ato mbajnë. Vlerat më të larta për llogaritë në lek këto depozita i shënojnë në vitet 2014-2015 dhe 2018.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img