BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookSkena e festivalit të Sanremos nuk ka të fshehur simbolika djallëzore

Skena e festivalit të Sanremos nuk ka të fshehur simbolika djallëzore

Skena e festivalit të Sanremos këtë vit u frymëzua nga lulet dhe nuk kishte motive të djallit, siç pretendohet në postimet e shpërndara në rrjetet sociale. Skenografët e Sanremo kanë treguar detajet mbi skenën dhe pse zgjodhën elementë ndryshe sivjet.

Festivali i Sanremos ngjall çdo vit debate për cilësine e këngëve apo performacën e prezantuesve dhe të ftuarëve VIP. Këtë vit këtyre debate nuk i ka shpëtuar as skena e këtij eventi të madh muzikor në Itali, e cila ka ngjallur teori konspirative në rrjetet sociale. Përdoruesit në mediat sociale kanë postuar foto, duke e lidhur pamjen e skenës me imazhin e djallit.

Sanremo është kthyer totalisht në shërbim të axhendës së djallit. Vetëm skenë artistike nuk mund të quhet kjo”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Në foton e postimit është rrethuar edhe një pjesë e skenës ku ndriçimi krijon iluzionin e një fytyre. Por, çfarë simbolizonte skena e Sanremos këtë vit dhe pse ka ngjallur diskutime ajo?

Maria Chiara Castelli, së bashku me babanë e saj Gaetano, ishin skenografët e Festivalit të Sanremos 2024. Gaetano Castelli ka projektuar skena të mëdha që prej vitit 1980 dhe është i njohur për publikun shqiptar si skenografi i spektakleve të Televizionit Klan.  

Frymëzimi për skenën e Sanremos sivjet ka ardhur nga bota e luleve, për të cilat, qyteti i Sanremos është i njohur në të gjithë botën.

“Është i bazuar në një seri kthesash, për të lejuar publikun të hyjë në një lloj magjie. Dritat janë të përfshira në projekt dhe nuk ka mure LED. Është një betejë që po bëj, për të eliminuar muret LED dhe këtu nuk ka.”- tha Gaetano Castelli.

E bija, Maria, e cila është një bashkëpunëtore në projektet e Castellit që prej vitit 2008, ka treguar për mediat italiane se këtë vit janë nisur nga ideja e një luleje orkide dhe më pas i ekzagjeruan format e saj.

“Ne filluam punën për skenën që në mars 2023, pak pas përfundimit të Festivalit. Amadeus na tregoi atë që donte të zhvillonte, duke na dhënë indikacionet e para: jo më shkallë qendrore, për shembull, por dy shkallë anësore. Amadeus gjithashtu dëshironte që orkestra të ishte para skenës. Gjithçka është një punë në ekip.”- ka rrëfyer ajo.

Profesoresha e Universitetit të Arteve të Bukura të Romës ka treguar edhe mbi materialet e kësaj skenografie.

“Skeleti është prej hekuri, pjesa tjetër është prej druri. Pastaj ka shumë nga ato që ne e quajmë ‘pasqyrë sekrete’, një material skenografik gjysmë transparent që mund të japë në mënyrë alternative efektin e xhamit ose të pasqyrës. Nëse ndriçohet nga përpara duket si pasqyrë, nga pas bëhet xhami. Luhet shumë për iluzionet vizuale, për të zgjeruar hapësirën dhe për të zhytur shikuesin në një dimension të veçantë.”-shtoi Maria.

Gjatë festivali, skenografi Gaetano Castelli është nderuar edhe me Çmimin e Karrierës nga RAI dhe Sanremo.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img