.

.

BallinaPertejSi po shkon inspektimi në Durrës 10 ditë pas tërmetit

Si po shkon inspektimi në Durrës 10 ditë pas tërmetit

Inspektimet në ndërtesat e Bashkisë Durrës vazhdojnë. Sot pallati i parë afër bashkisë është shpallur nga Instituti Teknik i Ndërtimit si i banueshëm.

Grupi me inspektorë nga Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësuar se ndërtesa nuk paraqiste probleme dhe nga pamja e saj nuk shfaqte ndonjë shenjë të dëmtimi, të paktën nga jashtë.

Ndërkaq pallati i dytë në Kënetë të Durrësit, zona ku pati edhe disa viktima nga e njëta familje, ende nuk ka marrë një kategorizim nëse është apo jo i banueshëm.

Banorët e këtij pallati i thanë “Faktoje” se askush nuk ka shkuar për ta inspektuar këtë ndërtesë thuajse dy javë pas tërmetit.  Megjithatë ata vazhdojnë të qëndrojnë në apartamentet e tyre duke bashkëjetuar me frikën se muret tashmë të dëmtuar mund të shemben.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img