.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëShkolla Gjon Gjonaj në Kurbin, ende nuk ka përfunduar edhe pse kryebashkiakja premtoi rindërtimin brenda 2020

Shkolla Gjon Gjonaj në Kurbin, ende nuk ka përfunduar edhe pse kryebashkiakja premtoi rindërtimin brenda 2020

Shkolla 9 vjeçare “Gjon Gjonaj”, është një ndër 5 shkollat që u premtuan nga kryetarja e bashkisë Majlinda Cara se do të rindërtoheshin deri në fund të 2020-. Nga verifikimi i Faktoje, për të dytin vish rresht, rezulton se kjo shkollë, e financuar nga qeveria shqiptare, ende nuk ka përfunduar. Për ironi, 4 shkollat e tjera, por me financimin e BE tashmë i ka hapur dyert për nxënësit duke treguar dallimin mes dy standardeve. 

Patris Pustina

Në shtator të 2020, kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara, shoqëroi një urim për fillimin e vitit shkollor me premtimin se, deri në fund të 2020, pesë shkolla të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 do të hapnin dyert të rindërtuara, për nxënësit e Kurbinit.

Specifikisht, bëhet fjalë për shkollën “Gjok Elezi” në Sanxhak, “Gjon Gjonaj” dhe Kopshtin nr. 2 në Laç, “Cup Capani” në Malbardhë, “28 Nëntori” në Fushë-Milot, “Demokracia” dhe Kopshtin nr. 1 në Mamurras.

Screenshot i postimit në Facebook nga kryetarja e Bashkisë Laç, shtator 2020

Sipas kërkesës për informacion që Faktoje i dërgoi Bashkisë së Kurbinit rezulton se të gjitha shkollat e mësipërme janë financuar për nga EU4Schools, me përjashtim të shkollës “Gjon Gjonaj” në Laç, rindërtimi i së cilës është financuar nga fondet e qeverisë shqiptare. Në po të njejtën përgjigje, Bashkia Kurbin na informoi se të gjitha shkollat ishin funksionale, përveç shkollës “Gjon Gjonaj”.

Screenshot nga përgjigjia e kërkesës për informacion drejtuar Bashkisë së Kurbinit

Verifikimi në terren i “Faktoje” e konfirmoi këtë.

Kalvari i shkollës “Gjon Gjonaj” dhe kopshtit nr. 2 në Laç vazhdon. Mbi 200 fëmijë, shkolla e të cilëve duhet të ndërtohej me fondet e qeverisë shqiptare, ende nuk kanë hyrë në këtë godinë. Përgjigjia e kërkesës për informacion nga Bashkia Kurbin nuk specifikoi kur parashikohen të mbyllen punimet për këtë shkollë, por deklaroi vetëm se “ka patur vonesë në përfundim të objektit, për shkak te volumeve të mëdha të punimeve, të problematikave dhe vështirësive teknike të paparashikuara në projekt.”

Një verifikim i “Faktoje” vitin e kaluar zbuloi se, fillimisht, sipas kontratës së lidhur në shkurt të 2021, kjo shkollë duhet të kishte përfunduar që në qershor të vitit 2021. Inxhinieri mbikëqyrës u shpreh në atë kohë për “Faktoje” se shkolla do të ishte gati në maj të 2022.

Në 22 shtator 2022, “Faktoje” u rikthye në kantierin e ndërtimit të shkollës “Gjon Gjonaj”. Megjithëse duket se punimet kishin përparuar që nga vizita e vjetshme, shkolla ende nuk i kishte hapur dyert për nxënësit.

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç, finacuar nga qeveria shqiptare

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç, finacuar nga qeveria shqiptare

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç, finacuar nga qeveria shqiptare

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç, finacuar nga qeveria shqiptare

Inxhinieri përgjegjës na siguroi se shkolla do të hapej në fund të tetorit 2022.

Nga kërkesa për informacion dërguar Bashkisë së Kurbinit, shkollat  “Gjok Elezi”,  “Cup Capani”, “28 Nëntori” dhe “Demokracia”, si dhe Kopshti nr. 1 në Mamurras janë financuar nga EU4Schools. Paratë për rindërtimin e këtyre shkollave, pra, kanë ardhur nga fondet e Bashkimit Europian dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara. 

Sipas faqes zyrtare të këtij projekti, rindërtimi i shkollave ka filluar në fund të vitit 2020. Nxënësit kanë hyrë në këto shkolla në shtator të vitit 2021, plot një vit pas premtimit të dhënë nga kryebashkiakja Cara.

Shkollat e financuara nga BE janë hapur që në shtator të 2021, edhe sipas pohimit të banorëve, të cilët ishin të kënaqur me kushtet dhe godinat e reja.

Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” në Mamurras, finacuar nga BE përmes projektit EU4Schools

Shkolla 9-vjeçare “Gjok Elezi” në Sanxhak, finacuar nga BE përmes projektit EU4Schools

Shkolla 9-vjeçare “Cub Capani” në Malbardhë, finacuar nga BE përmes projektit EU4Schools

Shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë-Milot, finacuar nga BE përmes projektit EU4Schools

Vlen të përmendet se në shkollën “Demokracia” në Mamurras kishte disa mangësi në mjetet didaktike si harta, globe, etj, dhe jo të gjitha tekstet shkollore që përdorin nxënësit ishin të reja. Në të njejtën kohë, disa banorë të Sanxhakut u shprehën se shkolla “Gjok Elezi”, me kapacitetin më të lartë të nxënësve nga shkollat e përmendura këtu, dhe me një sipërfaqe mbi 3000 metra katrorë, mund të kishte strehuar edhe një çerdhe brenda ambienteve të saj. Duket se një institucion i tillë u mungon banorëve të kësaj zone.

Nisur nga verifikimi në terren dhe informacioni i grumbullur, vendosëm që premtimin e kryebashkiakes së Kurbinit, për rindërtimin e shkollës “Gjon Gjonaj”, e vetmja ndër pesë shkollat e bashkisë me financimin e qeverisë, ta kategorizojmë si premtim të pambajtur. 

 “Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img