.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëShkodër/Problemet me transportin urban, qytetarët “detyrohen” të përdorin furgonët informalë

Shkodër/Problemet me transportin urban, qytetarët “detyrohen” të përdorin furgonët informalë

Transporti urban në Shkodër vijon ende të jetë problematik dhe të mos mbulojë gjithë territorin e qytetit veriore me shërbim publik. Gjatë këtij viti, kompania që menaxhon shërbimin publik të transportit ka pezulluar në një rast shërbimin dhe vijon të kërkojë mbështetje ekonomike nga ana e institucioneve, për të mos shkuar drejt falimentimit. Ata që e vuajnë më shumë këtë situatë janë qytetarët, të cilët për të mbaruar punë, zgjedhin të marrin furgonët informalë, që janë kthyer në një fenomen në disa nga lagjet e këtij qyteti.

————-

Transporti publik në Shkodër është një problematikë që ende sfidon çdo ditë banorët dhe vizitorët e këtij qyteti. Krahas mos mbulimit të plotë me shërbim për qytetarët, gjatë këtij viti banorët e qytetit verior janë përballur dhe me pezullimin e shërbimit gjatë një rasti, si pasojë e kërkesave për mbështetje finaciare të operatorit që e ofron këtë shërbim.

*Pamje nga pankartat e vendosura gjatë grevës së fundit të këtij shërbimi

Në datën 8 gusht 2021 transporti urban Shkodër zhvilloi një grevë në shenjë proteste gjatë gjithë ditës, për mosplotësimin e disa kushteve. Në datën 19 tetor 2021 gati tre muaj pas kësaj greve, gjatë një deklarate publike për mediat dhe qytetarët, Melidion Dervishi, përfaqësues i shërbimit urban në qytetin e Shkodrës u shpreh se gjendja ende nuk ka ndryshuar pasi asnjë masë nuk është marrë. Rritja drastike e çmimit të karburantëve, konkurrenca e pandershme nga furgonët informalë, mungesa e stacioneve apo ajo e terminaleve kanë sjellë përkeqësim të situatës dhe po i çon ata drejt falimentit, është shprehur Dervishi.

* Melidion Dervishi/ Përfaqësiues I shërbimit urban në qytetin e Shkodrës

 

Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë Shkodër, e cila në përgjigjen për Faktoje pohon se ky shërbim ofrohet i plotë në të gjithë territorin, ndërsa nuk disponon buxhet për këtë zë, pasi finacohet nga operatori privat.

 

 

*Përgjigjja e bashkisë Shkodër për Faktoje.al

 

Në faqen e këtij institucioni në sektorin e trasportit publik, gjen të afishuar oraret për dy linjat përkatëse dhe oraret:

Linja Bahçallek-Fermentim-Bahçallek
06:00-14:00 çdo 15 min.
14:00-22:00 çdo 20 min.

Linja përfshin vetëm një pjesë të qytetit, me lagjet Xhabije, Parrucë, sheshi Demokracia dhe Rus, ndërsa pjesa tjetër mbetet tërësisht e pambuluar nga ky shërbim.

Linja Qendër-Shirokë-Zogaj-Qendër
Nisja: 06:15; 07:30; 12:30; 13:30
Kthimi: 06:45; 06:30;13:30;14:30

 

Linja e dytë është ajo jashtqytetase “Qendër-Shirokë-Zogaj-Qendër”, në pikat turistike të brigjeve të liqenit.

*Pamje nga Brenda autobusave, qytetarët duke zbritur

 

Por çfarë thonë banorët?

Nga bisedat me banorët mësuam se kjo linjë nuk mbulon gjithë qytetin, por vetëm e përshkon atë duke lënë një pjesë të lagjeve kryesore të Shkodrës pa shërbim.

“Lagjet anësore nga Unaza apo te Spitali, lagjia Kiras që janë lagje me shumë vitalitet, nuk ka mbulim me shërbim urban. Aktualisht vetëm 40% e qytetit ka shërbim urban”-tha B.L për Faktoje.

Qytetarja u shpreh se pavarësisht se ka stacione urbani nëpër lagje, ato nuk shfrytëzohen pasi për shkak të informalitetit furgonat, që hyjnë në qytet, bën që qytetarët të jenë të mosinteresuar të marrin urbanin.

Në muajin shkurt të vitit 2018, bashkia Shkodër vendosi të nisë procedurat e përzgjedhjes me konkurs të hapur të subjekteve kandidate për të operuar në linjën qytetase të trasportit urban. Përveç atyre ekzistuese, u parashikuan si linja të reja edhe: Kiras-Stacioni i Trenit –Kiras;  Shërbimi Urban në Unazë dhe Qendër – Tregu i Shumicës së Fruta Perimeve. Meqënëse në thirrjen e parë nuk pati interes, ajo u ripërsërit edhe në muajin maj të po atij viti, por sërish mbeti pa ofertues. Për pasojë qyteti i Shkodrës mbetet i pambuluar me transport urban në thuajse 60% të territorit të vet.

Edhe më parë Faktoje e ka trajtuar problematikën mosmbulimit më shërbim të transportit publik të një pjese të mirë të tërritorit, por dhe një vit pas vazhgimit të Faktojes, ky shërbim për qytetarët nuk është përmirësuar.

 

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img