.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëShkodër/Personat me statusin e jetimit kanë hyrë në banesat sociale

Shkodër/Personat me statusin e jetimit kanë hyrë në banesat sociale

Strehimi i personave me statusin e jetimin në Shkodër, ka qenë një prej premtimeve të dhëna nga kryetarja se bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në  vitin 2017. Një vit më parë ky premtim ende nuk ishte përmbushur, por sot në banesat sociale të ndërtuara për këtë kategori, kanë hyrë 16 banorët e parë së bashku me familjet e tyre.

———————————————–

“Ne përfundimisht zgjidhim problemet për jetimët. Në këtë projekt që është një projekt që realizohet për herë të parë në një bashki, zgjidhim çështjen me jetimët, që jetojnë në konviktet tona në kushte shumë të vështira.”- premtoi kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi më 14 shkurt 2017, ndërsa inspektonte ish-konviktin e shkollës pyjore, e shndërruar në qendër multidisiplinare.

Sipas legjislacinit shqiptar statusi i jetimit jepet në zbatim të Ligjiit Nr. 8153, dt. 31.10.1996. Një ndër përfitimet nga ky status, është vendosja në Institucione Publike dhe private të përkujdesit social.

*Ligji për statusin e  jetimit në Shqipëri

 

Për projektin ndërtimit të banesave të kësaj kategorie në Shkodër janë investuar 300 milionë lekë të vjetra dhe rreth 70 familje, që rezultojnë me statusin e jetimit, duhet të ishin akomoduar aty që në vitin 2018. Faktoje ndoqi nga afër çështjen një vit më parë ku mësuam se godina ishte përfunduar, por asnjë qytetar që mbante këtë status nuk ishte akomoduar ende.

Një vit më vonë

Një vit më pas Faktoje, iu rikthye premtimit të kryebashkiakes së Shkodrës dhe pyeti bashkinë e këtij qyteti, përmes një kërkese për informacion. Në përgjigje të kërkesës sonë, mësuam se aktualisht në këtë godinë janë akomoduar 16 përfitues të këtij statusi.

*Përgjigjja e  bashkisë Shkodër për Faktoje.al

Vlera e  shpenzimeve për mbështetjen e këtyre personave nga bashkia Shkodër shkon në 22 mijë lekë.

*Pamje nga qendra shtator 202  Foto: Emi Kalaja

*Pamje nga qendra shtator 2021(banorë të ndryshëm në hyrje të godinës) Foto: Emi Kalaja

*Pamje nga brenda godinës, shtator 2021, Foto: Emi Kalaja

Në planifikimin buxhetor të bashkisë për vitin 2021 synohet që numri personave të strehuar në këtë qendër të jetë 24.

Një banesë pas 35 vite pritje

Ardian Mato është një prej 16 personave që tashmë i gëzohen një banese të re.  Ai ka mundur të futet në një prej hyrjeve të banesës sociale, pas 35 viteve pritje. Sot ai banon me familje në banesën sociale pranë Qendrës Komunitare nr 6.

* Ardian Mato

52-vjeçari thotë se në dhjetor i janë dorëzuar çelësat në dorë dhe që atëherë jeta e tij ka ndryshuar për mirë.

Kujtimet e para i ka në jetimoren e foshnjes në Shkodër e më pas ne jetimoren e qytetit, deri kur në vitin 1986 është larguar nga kujdestaria institucionesh për tu endur rrugëve. “Nuk kisha besim tek kryebashkiakja Ademi, sepse për 30 vite kam dëgjuar shumë premtime nga politikanët për shtresën e jetimëve, por ajo ia doli ta mbajë premtimin.”- na thotë Adriani.

 

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img