.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaShëtitorja e Sarandës, apo shëtitorja e premtimeve?

Shëtitorja e Sarandës, apo shëtitorja e premtimeve?

ILDA KURTI & INVA HASANALIAJ

Shëtitorja e Sarandës, një projekt me vlerë 4.7 milionë euro nuk është hapur ende, edhe pse punimet e filluara në nëntor të vitit 2019 duhej të ishin mbyllur brenda 14 muajve. Kanë qenë të shumta premtimet se çdo sezon i ri veror do t’i priste turistët e Sarandës me një shëtitore të re, por nga verifikimi që  Faktoje bëri në terren,e konstatoi se punimet janë ende larg përundimit.  

_________________________________________________________________________

Kryeministri, Edi Rama, njoftoi në datën 18/08/2019 në Facebook se qyteti bregdetar i Sarandës do të kishte së shpejti një shëtitore të re.

*Foto e projektit të shëtitores së Sarandës. Postim i Edi Ramës, 18.10.2019 

Njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën, sipas kryeministrit  Rama, edhe ky investim do ndryshonte faqen e Sarandës turistike. Kompania “Fusha shpk” u shpall fituese e tenderit ndërkombëtar të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Në dokumentin e bërë publik nga FSHZH thuhet qartë se afati i punimeve është 14 muaj.

 

*Pjesë nga dokumentacioni i bërë publik në faqen zyrtare të FSHZH-së 

Mirëpo punimet nuk nisën në shtator, sikurse deklaroi kryeministri, por në nëntor të 2019-s, duke e shtyrë me dy muaj afatin. . Afati i përfundimit të punimeve është 14 muaj dhe kostoja 4.7 milionë euro.

Sa herë është premtuar përfundimi i punimeve?

Gjatë një interviste për ATSH në 13/04/2020 kryebashkiaku i Sarandës, Ardian Gurma u shpreh se po punohej me intensitet të lartë që shëtitorja të ishte gati brenda sezonit turistik për atë vit.

Faktoje gjatë verifikimit në terren në datën 4 qershor 2020 në Sarandë verifikoi se punimet jo vetëm nuk kishin përfunduar, por atë sezon turistëve të paktë iu desh të përballeshin me baltën dhe pluhurin e punimeve që vazhdonin.

*Pamje nga shëtitorja e Sarandës gjatë punimeve në muajin qershor 2020. © Foto: Faktoje.al

Në datën 5 janar 2021, deputeti Alket Hyseni përmes një statusi në rrjetin social Facebook deklaroi se shëtitorja do të ishte gati brenda disa javësh.

*Foto e statusit të Alket Hysenit në Facebook, datë 05.01.2021 

Në 24 shkurt Faktoje shkoi në terren për të parë nëse shëtitorja kishte përfunduar, sipas premtimit të radhës, por u përballëm me këtë pamje:

*Pamje nga shëtitorja ku makineritë vazhdojnë punojnë © Foto: Inva Hasanaliaj, 24/02/2021

© Foto: Inva Hasanaliaj, 24/02/2021

Ajo që na bëri përshtypje gjatë vëzhgimit ishte fakti se në tabelën ku bëhen publike të dhënat e projektit, një detyrim ligjor ky, ishte fshirë data e  nisjes së punimeve.

Gjithashtu, zvarritja e kohëzgjatjes së punimeve nuk është reflektuar në tabelën informuese, e cila duhet përditësuar me një afat kohor të mirëpërcaktuar për të ruajtur nivelin e llogaridhënies dhe transparencës përballë qytetarëve. 

Foto e tabelës informuese për projektin “Rigjenerim Urban i Shëtitores Ekzistuese ‘Naim Frashëri’, Sarandë”  © Foto: Inva Hasanaliaj, 24/02/2021 

Premtimet sigurisht nuk përfundojnë me kaq, sepse në faqen zyrtare të bashkisë Sarandë kryebashkiaku Gurma ka njoftuar se punimet këtë herë do të përfundojnë përpara nisjes së sezonit turistik 2021.

*Foto: Kryebashkiaku Gurma gjatë inspektimit të punimeve në shëtitore Foto e marrë nga Faqja zyrtare e bashkisë Sarandë

Më herët kryebashkiaku Gurma është shprehur se punimet janë ngadalësuar për shkak të pandemisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img