.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookShembja e parkut argëtues publikohet si shkatërrimi i xhamive në Kinë

Shembja e parkut argëtues publikohet si shkatërrimi i xhamive në Kinë

Pretendimi: Kjo video tregon shembjen e një xhamie në Kinë

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————————

Një video që është parë mbi 150 mijë herë në Facebook pretendohet se tregon shembjen e një xhamie në Kinë.

Megjithatë, ky pretendim është i rremë.

Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është postuar në TikTok më 8 mars 2025.

Mbishkrimi në gjuhën indoneziane thotë: “Dita e dytë e çmontimit të atraksionit turistik Hibisc në Puncak Bogor”. Mbishkrimi përfshin gjithashtu një deklaratë në anglisht ku thuhet se ndërtesa është një “ndërtesë në stilin indian në një park,” jo një xhami.

Parku Hibisc Fantasy ishte një park argëtimi në Puncak, një qafë malore në provincën Java Perëndimore të Indonezisë. Parku, i cili u hap në Dhjetor 2024, u urdhërua të shembet më 6 mars 2025, pasi u fajësua për përkeqësimin e përmbytjeve në zonë, sipas mediave vendase.

Zyrtarë të rëndësishëm, përfshirë Ministrin e Mjedisit Hanif Faisol, morën pjesë në operacion. Mulyadi deklaroi se ndërtimi kishte prishur strukturën natyrore të zonës, duke kontribuar në përmbytje. Vendasit e prekur nga katastrofa mbështetën prishjen dhe ndihmuan në proces.

Foto nga ajri, çmontimi i ndërtesës së objektit turistik Hibisc Fantasy Peak, Regjenca Bogor, Java Perëndimore, e premte (7/3/2025)

Godina që po shembet shfaqet edhe në pamje të tjera nga Parku Hibisc.

Strukturat e pranishme në videon që qarkullon online korrespondojnë me ato në imazhet e arkivuara të parkut indonezian në Google Maps.

Human Rights Watch, në një raport të vitit 2023 akuzoi Kinën për mbylljen, shkatërrimin dhe ripërdorimin e xhamive në provincat Ningxia dhe Gansu në veriperëndim të vendit. OKB ka thënë gjithashtu se Pekini mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit në Xinjiang, ku jeton një komunitet i madh ujgurësh myslimanë.

Kina i ka mohuar fuqimisht akuzat.

“Myslimanët gëzojnë mjaftueshëm vende fetare dhe qeveria ka financuar riparimin dhe mirëmbajtjen e xhamive”, tha një zëdhënës i ambasadës kineze në Mbretërinë e Bashkuar për Reuters, duke iu referuar Xinjiang.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img