Mbetjet dhe inceneratorët janë një çështje në hetim, por që shqiptarëve po u shkakton një kosto të madhe financiare. Faktoje ka marrë në verifikim deklaratat e Monika Kryemadhi nga LSI dhe të zotit Jamarbër Malltezi nga PD mbi pagesat ditore të shqiptarëve për menaxhimin e mbetjeve në inceneratorin e Tiranës. Sipas verifikimit të Faktojes, shqiptarët paguajnë 40 mijë dollarë në ditë dhe jo 80 mijë siç pretendojnë dy përfaqësuesit e opozitës.
Ilda Hoxha
“Shqiptarët sot po vazhdojnë të paguajnë koncesionin e inceneratorit të Tiranës 80 mijë dollarë në ditë. 80 mijë dollarë në ditë për inceneratorin e Tiranes, nga xhepat e qytetarëve më të varfër shkojnë në xhepat e pronarëve të inceneratorëve, që sot janë në arrati nga drejtësia, rrugëve te evropës, e këto para që i zhvasin nga qytetarët i ndajnë me qeverinë” -deklaroi Kryemadhi.
Faktoje iu drejtua eksponentëve të Partisë së Lirisë për të mësuar ku ishin referuar në llogaritjen e kësaj shifre. Ata u përgjigjen:
“Nga kontrata që ka firmosur Ministria e Mjedisit dhe nga derdhjet tek Thesari i shtetit”.
Faktoje, për të verifikuar këtë deklaratë iu referua kontratës për Inceneratorin e Tiranës në faqen e Atrako
Sipas nenit 7 të kontratës, çmimi është 29 euro për ton mbetje pa TVSH. Me TVSH kjo vlerë shkon në 34.8 euro për ton mbetje.
Ndërkohë sipas kësaj kontratë sasia minimale e garantuar e mbetjeve urbane në ditë kalendarike përcaktohet në Planbiznesin, në faqet 26-28 të seksionit 6 “Parashikimi të ardhurave”, aneks i kësaj kontrate.
Screenshot i kontratës koncensionare për Inceneratorin e Tiranës (burimi Atrako)
Sipas nenit 7 të kontratës, çmimi është 29 euro për ton mbetje pa TVSH. Me TVSH kjo vlerë shkon në 34.8 euro për ton mbetje. Më herët Faktoje ka publikuar një artikull mbi parashikimin në kontratë për rritjen e çmimit çdo vit me inflacionin.
Ndërkohë sipas kësaj kontrate, sasia minimale e garantuar e mbetjeve urbane në ditë kalendarike përcaktohet në Planbiznesin, në faqet 26-28 të seksionit 6 “Parashikimi të ardhurave”, aneks i kësaj kontrate.
Screenshot i kontratës koncensionare për Inceneratorin e Tiranës (burimi Atrako)
Duhet të kemi parasysh që deri më tani prodhimi energjisë nuk ka filluar dhe për të nuk janë bërë pagesa.
Bazuar në projeksionet e kontratës, vlera ditore me tvsh që paguhet për depozitimin e mbetjeve urbane është afersisht 27,840 euro me TVSH (800 ton mbetje x 29 euro për ton x 1.2). Kjo nëse sasia nuk kalon vlerën prej 800 tonë mbetje të depozituara në ditë dhe çmimi prej 29 euro nuk është indeksuar.
Në vitin 2022 kontrata është në vitin e 5 të saj dhe Sasia Minimale e Garantuar për këtë vit është me e ulët se 800 tonë në ditë sipas kontratës, në sasinë 650 tonë në vit. Për këtë arsye shifra faktike ditorë mund të jetë dhe me e ulët për vitet e para në varësi të tonazhit ditor faktit të bashkive që depozitojnë në këtë landfill.
Për këtë arsye Faktoje ju referua dhe shifrave të thesarit, për pagesat e kryera. Bazuar në të dhënat e Open Spending.
Bazuar në këto të dhëna, për vitet Janar 2019 – Qershor 2022, pagesat totale nga Thesari për subjektin Integrated Energy BV SPV, janë rreth 4.1 miliardë lekë.
Pagesat e Thesarit (burimi Open spending)
Nëse këtë vlerë e ndajmë në ditë (3.5 vite x 365 ditë = 1278 ditë) ajo rezulton në 3,208,138 lekë në ditë ose 26,959 euro në ditë mesatarisht.
Por nëse do të llogarisim që përtej sasisë minimale të garantuar në kontratën për qarkun Tiranë prej 800 ton mbetje në ditë edhe 220 ton mbetje në ditë (320.000 tonë/4 vite/365 ditë) që vijnë nga Bashkia e Durrësit, sipas kontratës së saj me Inceneratorin e Tiranës, kostoja ditore shkon në rreth 35.5 mijë euro në ditë me TVSH (1020 ton në ditë x 29 euro për ton x 1.2).
Burimi Openprocurement.al
Për më tepër Faktoje iu referua edhe treguesve të kontratave koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore të paraqitura nga Ministria e Financave. Sipas të dhënave në foton më poshtë, vlera më e lartë vjetore për pagesat Inceneratorin e Tiranës do të jetë në vitin 2024 me rreth 1.8 miliardë lekë. Kjo shifër përkthehet në një vlerë ditore prej afërsisht 41 mijë euro.
Ndërkohë, Jamarbër Malltezi deklaroi më 27 korrik 2022 se për inceneratorin e Tiranës deri më sot janë paguar jo pak, por plot 45 milionë Euro. Bazuar në të dhënat e OpenSpending, nga fillimi i kontratës, pagesat totale nga Thesari për subjektin Integrated Energy BV SPV, janë rreth 5.1 miliardë lekë. Kjo vlerë, me një kurs zyrtar prej 116.6 lekë sipas Bankës së Shqipërisë në atë ditë, përkthehet në rreth 43.7 milionë Euro, çka është afërsisht sa vlera e deklaruar nga zoti Malltezi. Nëse i referohemi shifrës së zotit Malltezi dhe faktit që kontrata ka hyrë në fuqi në fund të Gushtit 2017, pra rreth 4 vite e 11 muaj, atëherë pagesat mesatare ditore gjatë kësaj periudhe rezultojnë të kenë qenë rreth 25 mijë Euro (45 milionë euro/1794 ditë).
Edhe kjo deklaratë e zotit Malltezi mbështet llogaritjet e Faktoje, të cilat tregojnë që deklarata e zonjës Kryemadhi për vlerën e pagesave ditore prej 80 mijë dollar është pothuajse dyfishi i vlerës aktuale të pagesave.
Pagesat për periudhën 2019-2022
Pagesat për periudhën 2017-2018
Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacioni i grumbulluar, deklaratën e zonjës Monika Kryemadhi do ta kategorizojmë të Pavërtetë.