.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookRumania nuk po dërgon raketa në Moldavi pas trazirave

Rumania nuk po dërgon raketa në Moldavi pas trazirave

Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet për lëvizjen e ushtrisë rumune drejt kufirit të Moldavisë, rezulton e keqinterpretuar. Bëhet fjalë për një paradë ushtararake që daton në fund të nëntorit të vitit 2022, në një qytet në Rumani, shumë milje larg nga kufiri me Moldavinë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku supozohet t se ushtria rumune po dërgon raketa HIMARS në Moldavi pas paralajmërimit për një nisje të konfliktit në këtë vend.

“Në internet është shfaqur një video, e cila, siç raportohet, tregon lëvizjen e sistemeve rumune të mbrojtjes ajrore dhe hedhësit HIMARS në kufirin me Moldavinë në sfondin e përshkallëzimit të situatës në Transnistria!”, shkruan profili në Facebook Investiguesi Shkrimor.

Screenshot, postimi në Facebook

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të artikullit, duke iu referuar informacioneve zyrtare dhe burimeve të besueshme për të zbuluar vërtetësinë e informacionit që mund të ngjallë panik për qytetarët.

Nëse do të shohim videon, aty vihen re një pikë karburanti, ndërtesa, vendkalime dhe pemë dhe sipas kolegëve të ‘Associated Press’ kjo rrugë është në ‘Alba Iulia’, një qytet në Rumaninë perëndimore-qendrore, larg kufirit me Moldavinë.

Në lidhje me këto pamje, ka reaguar edhe Ministria Kombëtare e Mbrojtjes së Rumanisë, e cila sqaron se video në fakt është filmuar në fund të nëntorit të vitit 2022 dhe ka të bëjë me një paradë ushtarake vjetore, të mbajtur në ditën kombëtare të Rumanisë.

Video të shumta në mediat sociale tregojnë të njëjtat pajisje ushtarake të paraqitura në paradën e Ditës Kombëtare në Alba Iulia-s në vitin 2022, disa muaj përpara alarmit të ngritur së fundi nga zyrtarët rusë për një sulm të mundshëm të Ukrainës ndaj krahinës së Transnistrias, në kufirin moldavo-ukrainas.

Në 23 shkurt, në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në Telegram u bë publik pretendimi se Ukraina po përgatit një “provokim të armatosur” kundër Transnistrisë, një rajon i Moldavisë, por i shpallur si autonom nga banorët pro-rusë të tij.

E pozicionuar mes Ukrainës dhe Rumanisë, Moldavia ka qenë në qendër të një beteje midis Moskës dhe Perëndimit, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ukraina dhe Moldavia kanë pretenduar se Rusia kishte planifikuar të përmbyste qeverinë e Moldavisë, mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga Rusia.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img