BallinaAktualitetRindërtimi dhe investimet për turizimin, premtimet e Emiriana Sakos për Durrësin

Rindërtimi dhe investimet për turizimin, premtimet e Emiriana Sakos për Durrësin

Përgjatë këtij 1 viti në krye të bashkisë së Durrësit do të jetë Emiriana Sako, 38-vjeçarja që gjatë kësaj kohe ka mbajtur postin e kryetares së komanduar. Pas zgjedhjeve të pjesshme lokale, ajo është zgjedhur qytetare e parë e qytetit, edhe pse pjesëmarrja në votime ishte 26.27%.

Gjatë fushatës së saj elektorale, Sako është fokusuar në premtime që lidhen me vijimin e procesit të rindërtimit për banesat individuale dhe pallate, për projekte madhore, si ai i Eko-Parku, banesave në Spitallë, por pa lënë pas dhe investime në turizëm në zonën e bregdetit dhe investime në infrastrukturën rrugore dhe gjelbërimin e qytetit.

Një listë e gjatë premtimesh në raport me afatin kohor prej një viti për të kryesuar bashkinë e Durrësit, por duket se kryebashkiakja e Durrës, projekton edhe një mandat tjetër në drejtimin e qytetit.

Zgjedhjet e pjesshme vendore

Durrësi është një nga 6 bashkitë në vend, ku të dielën e 6 marsit u mbajtën zgjedhjet vendore të pjesshme. Emiriana Sako ka rezultuar më e votuara nga kandidatët në garë, për të drejtuar bashkinë e dytë për nga rëndësia në vend.

Në garë për të marrë drejtimin e Bashkisë së qytetit bregdetar ishin tre kandidatë: Ardian Muka, koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, kandidatja e PS, kryetarja në detyrë e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe kandidati i PD, kryetari i komanduar i degës, Luan Hoti.

Një proçes i paraprirë, nga një fushatë atipike, ku opozita, jo vetëm duhet të maste forcat me kundërshtarin, por edhe me veten. Emiriana Sako e PS ishte më e favorizuar, si pasojë e problemeve të brendshme brenda opozitës. Proçesi zgjedhor, megjithëse u shoqërua me anomali të pajisjeve identifikuese dhe dy incidenteve nuk u cënua. Një pjesëmarrje e ulët në votime, 26.27%, duke regjistruar një rekord ndër vite, ku shprehën vullnetin e tyre 69516 qytetarë nga 262 mijë me të drejtë vote.

Votimi ja la vendin numërimit, i cili duke u finalizua në harkun kohor të më pak se 24 orëve.

Në përfundim të proçesit të numërimit, përfaqësuesja e të majtëve, Emiriana Sako ka rezultuar më e votuara, duke marrë 39157 vota, e shprehur me përqindje rreth 59%. Këto zgjedhje i dhanë mundësinë të fitojë mandatin e parë zyrtar të saj, që do të zgjasë një vit, duke qenë se këto ishin zgjedhje të parakohshme.

Kush është Emiriana Sako, kreu i bashkisë së Durrësit

Emiriana Sako

Emiriana Sako është me profesion arkitekte. 38-vjeçarja ka nisur punë pranë autoritetit vendor, fillimisht në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit  të Territorit dhe më pas është vendosur në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve në Bashkinë Durrës.

Ajo është një nga hartueset e planit të përgjithshëm vendor dhe bashkëautore e disa prej projekteve më të mëdha urbane në Durrës, si: Sheshi “Liria”, “Sfinksi” apo “Veliera”, disa prej të cilave kanë nxitur reagimin e opozitës dhe shoqërisë civile në Durrës.

 

Fushata dhe premtimet

Fushata e Sako, edhe pse në një kohë të shkurtër është karakterizuar nga takime të shumta, gjatë të cilave ajo shpalosi edhe programin e saj, një vijimësi e punës së nisur, që nga marrja e kësaj detyre në 2020, por edhe vënia në jetë e projekteve të reja.

Turizmi u cilësua nga zonja Sako shtylla kryesore, ku mbështetet ekonomia e qytetit, në funksion të të cilit do të jenë edhe disa projekte madhore si: Parku, porti, projekti për zbulimin e  plotë të amfiteatrit, rehabilitimi i qendrës historike apo rivitalizimi i disa monumenteve historikë.

Duke e cilësuar plazhin, si zonën më të rëndësishme turistike të qytetit kryebashkiakja ka premtuar se së shpejti do të nisin punimet për shëtitoren e re të plazhit, që do ta kthejë tërë zonën nga më modernet e bregdetit të Adriatikut. Ky investim do të ecë paralelisht me projektin e Marinës Turistike dhe do të bëjë të mundur lidhjen e qytetit me Shkëmbin e Kavajës.

Rindërtimi i banesave, kopshteve dhe shkollave në kuandër të procesit të rindërtimit janë disa nga premtimet e bëra nga kandidatja e Partisë Socialiste.

Dy pallateve të rinj, në lagjen numër 17 të qytetit në vijim të proçesit të  rindërtimit, ku do të strehohen 300 familje të mbetura pa strehë nga tërmeti dhe vijimësi të proçesit të Rindërtimit 19 shkolla dhe kopshte të rinj do të rindërtohen.

Screenshot, premimet e kreut bashkisë Durrës

Projektet madhore, sipas Sakos do të bëjnë ndryshimi rrënjësor brenda vitit, si lagjia e Spitallës nëpërmjet Eko Parkut, Porti  i ri Tregtar në Porto Romano, por edhe lagjes së me 996 aparatamente banimi, njësi shërbimi, park, qendër shëndetësore dhe terren sportiv ka qenë në fokus të takimeve të kryebashkiakes.

Në 1 qershor të këtij viti do të inagurohet “Eko Parku” ka premtuar zonja Sako, ndërsa në sitin e Spitallës, ku ka filluar ndërtimi në 15 lotet e para, një bashkëfinancim mes qeverisë shqiptare dhe Fondit të Abu Dhabit, brenda fundit të vitit do të akomodohen familjet e para.

Screenshot, premimet e kreut bashkisë Durrës

Në 180 pallate të dëmtuar nga tërmeti, në Shkozet do të nisë rikonstruksioni së shpejti ka siguruar gjatë fushatës përfaqësuesja e të majtëve në qytetin bregdetar.

Screenshot, premimet e kreut bashkisë Durrës

Në listën e premtimeve të shpalosura gjatë fushatës zgjedhore qëndron edhe hartimi i projektit për dy unazat e reja të Currilave që do t’i japin frymëmarrje qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.

Screenshot, premimet e kreut bashkisë Durrës

 

Të planifikuara për t’u realizuar përgjatë vitit 2022 është dhe infrastruktura rrugore për disa nga rrugët dhe ndricimi i disa prej tyre me ndricim LED.

Gjelbërimi i qytetit nuk ka mbetur jashtë vëmendjes gjatë kësaj fushate. Një Durrës më i gjelbër që do të mundësohet me ndërmarrjet e varësisë, duke zëvendësuar pemët e dëmtura në zonën e plazhit, për të vijuar më tej me nismën prioritare për shtimin e hapësirave të gjelbëra në qytet.

Duke u fokusuar te sporti dhe kultura zonja Sako ka siguruar se do të realizohet rikonstruksioni i Pallatit të Sportit « Ramazan Njala » dhe hapja e dy bibliotekave të reja në qytet.

Lista e premtimeve të dhëna gjatë kësaj fushate zgjedhore të ngjeshur dhe të pazakontë ka qenë e gjatë, në raport me afatin kohor prej një viti për të kryesuar Bashkinë e Durrësit.

Megjithatë, secili nga kandidatët në garë ka qenë i kujdesshëm të sigurojë votuesit se synohet, jo një mandat një vjeçar, por 5 vjeçar, duke nënkuptuar edhe zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në vijimësi.

Ndryshimet e kryetarit të bashkisë së Durrësit

Në proçesin e fundit zgjedhor, që daton në 30 qershor 2019, fituese rezultoi Valbona Sako, pa anashkaluar faktin që këto zgjedhje u bojkotuan nga opozita,  pra kandidatja e opozitës asokohe ishte e vetme në “garë”. Vakanca u krijua pas dorëheqjes së dhënë nga kryebashkiakja, si pasojë e një deklarate në lidhje me viktimat e 26 nëntorit 2019. Në vend të saj, në datën 1 dhjetor u emërua me vendim të këshillit bashkiak, nënkryetari, Zhuljen Varfi. Në mars të 2020, edhe kryetari i përkohshëm dha dorëheqjen, duke e motivuar largimin e tij, për arsye shëndetësore. Po në fillim të muajit mars të të njëjtit vit, Emiriana Sako u emërua nënkryetare e njësisë vendore dhe brenda muajit prill të të njëjtit vit (23 prill 2020), me vendim të këshillit bashkiak u komandua në krye të njësisë vendore. Që nga ajo kohë, zonja Sako qëndron si e emëruar në krye të autoritetit vendor. Në këto kushte, bashkia e dytë për nga rëndësia në vend, nga 1 dhjetori i 2019 është drejtuar nga të komanduar dhe jo të zgjedhur.

Pas vitit 1990, zgjedhjet lokale në Durrës janë fituar dy herë nga PD dhe kjo është hera e shtatë që fitohen nga Partia Socialiste.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img