Pretendimi: Drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas ka ndërruar jetë

Verdikti: Mungon konteksti


Më 4 korrik 2024, faqja në Facebook Shqipëria ka ndarë lajmin e hidhur për vdekjen e drejtoreshës së Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi. Përdoruesit shprehin ngushëllime dhe keqardhje në komente.

Megjithatë, artikulli që shoqëron postimin dhe bën me dije lajmin e hidhur është postuar 5 muaj më parë, në Shkurt 2024.

Raportime në media të tjera konfirmojnë se kjo ngjarje fatkeqe ka ndodhur në Shkurt 2024.

Kështu, postimi i Korrikut 2024 duket se është një riciklim i një lajmi të hidhur me qëllim rrëmbimin e vëmendjes së lexuesve dhe mbledhjen e komenteve dhe klikimeve.

Riciklimi i lajmeve të tilla synon mbledhjen e klikimeve duke shfrytëzur kuriozitetin e audiencave. Si pasojë, ama, kur bëhet fjalë për tragjedi të tilla njerëzore, ringjallin edhe dhimbjen tek të afërmit e viktimave. A është moralisht e justifikueshme të përdoret shqetësimi që krijohet tek publiku prej këtyre lajmeve, për të marrë sa më shumë klikime?