BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookRedon Makashi nuk i ka dhënë fund beqarisë!

Redon Makashi nuk i ka dhënë fund beqarisë!

Kantautori Redon Makashi është ende beqar. Lajmi që ‘pushtoi’ mediat online mbi dhënien fund të beqarisë së këngëtarit të njohur është i pavërtetë. Në një reagim në rrjetet sociale, Makashi sqaron publikun se nuk ka asnjë lidhje me vajzën që shfaqet pranë tij në fotografi.

 

Lajmi sensacional mbi fejesën e kantautorit të famshmëm shqiptar Redon Makashi ishte një ndër artikujt më të klikuar këtë fundjavë në mediat online. Një fotografi që mban logon e gazetës së njohur të botës së show bizit shqiptar Intervista.al shfaq këngëtarin në shoqërinë e një vajze brune që mban në dorën e djathtë një unazë tipike fejesash. Kaq ka mjaftuar që mediat oniline në Shqipëri por edhe ato në Kosovë të bëjnë lajm mbi fundin e beqarisë së këngëtarit.

Portali kosovarja-ks.com ka publikaur lajmin me titullin sensacional: “Fejohet Redon Makashi, zbulohet balerina që i ka rrëmbyer zemrën”.

Screenshot nga portali Kosovarja-ks.com

“Këtë e bëri të ditur duke postuar një fotografi krahë partneres. Në imazh shihet të jetë balerina e koreografes Rexhina Çuko. Në një foto të publikuar nga Intervista.al balerina shihet se mban në gisht një unazë që mund të nënkuptojë simbolin e fejesës mes tyre.”– shkruan ndër të tjera artikulli në fjalë.

Por kantautori Redon Makashi e ka përgenjështruar lajmin që prej dy ditësh ka rrëmbyer mijëra klikime në rrjete sociale. Përmes një postimi mbrëmjen e së dielës në facebook, Makashi shkruan:
“Përgënjeshtrim! Lajmi që po qarkullon në disa portale në lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje!”

Screenshot nga profili i kantautorit Redon Makashi në Facebook

Faktoje kontaktoi edhe me vajzën që shfaqet në fotografinë krah kantautorit të njohur. Ndryshe nga Makashi, balerina Rexhina Çuko, nuk pranoi të komentojë më tej lajmin në fjalë dhe kërkoi mirëkuptim.

“Ju lutem mos shkruani më asgjë. Mjaftojnë kaq lajme! Ju falenderoj për mirëkuptimin.”

Nga një kërkim në faqen online të gazetës Intervista.al, fotografia që i referohen mediat si burim për lajmin nuk gjendet ndërkohë që verifikimi i imazhit tregon se fotografia është reale.

Publikimi i lajmeve të pavërteta që përfshijnë persona të tjerë që nuk janë emra të njohur apo publik, duke mos bërë një verfikimi fillestar, cënon jetën e tyre, duke ndikuar dhe në prishje të ekulibrave në jetët e tyre private.

 

Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin.

 

Shënim: Data 17 nëntor 2022 pas ngjarjeve të fundit portali Kosovarja.ks e ndjekur dhe e ka publikuar edhe reagimin e vetë këngëtarit. https://www.kosovarja-ks.com/redon-makashi-reagon-pas-lajmit-per-fejesen-me-balerinen-deshiroj-te-sqaroj-publikun-tim/

Portali ka korrigjuar dhe përmirësuar artikullin https://www.kosovarja-ks.com/lajmi-i-fejeses-se-redon-makashit-dhe-buja-rreth-fake-news/ dhe https://www.kosovarja-ks.com/fejohet-redon-makashi-zbulohet-balerina-qe-i-ka-rrembyer-zemren/ pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar ne Facebook.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img