.

.

BallinaFaktometerE vërtetëRama: Janë 10 036 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike

Rama: Janë 10 036 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike

ANDI BORA

Kjo ishte një pjesë e deklaratës së kryeministrit Edi Rama, gjatë interpelancës me opozitën, me datë 16 mars 2018, pasi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama, se janë përjashtuar 30 mijë familje nga ndihma ekonomike.

Gjithashtu, gjatë kësaj seance kryeministri u shpreh se janë 15 000 familje të cilat më parë trajtoheshin me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe tani marrin ndihmë ekonomike të plotë.

Për të vërtetuar këto dy deklarata, “Faktoje” iu drejtua me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të mësuar saktësisht numrin e personave që janë përfshirë për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike dhe numrin e personave që tashmë përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë dhe jo më të pjesshme.

Bazuar në përgjigjen e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deklaratat e kryeministrit rezultojnë të jenë të vërteta.

Në përgjigje thuhet që janë 10 036 familje që janë përfshirë për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike dhe janë 15 000 familje që tashmë marrin ndihmë ekonomike të plotë dhe jo të pjesshme.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img