BallinaFaktometerPa kategoriRama: Gjatë muajit mars janë punësuar 1396 persona

Rama: Gjatë muajit mars janë punësuar 1396 persona

INVA HASANALIAJ

Punësimi ose më saktë mungesa e vendeve të  punës vazhdon të mbetet një nga problemet shqetësuese për qyetarët shqiptarë. Megjithatë vetëm gjatë muajit mars nga zyrat e punës në gjithë vendin janë punësuar 1396 persona. Kjo shifër u deklarua nga kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një dalje publike në zyrat e punësimit në datën 30 mars.

“Dua ta filloj nga rezultati i muajit mars: 1396 persona që kanë filluar punë. Është një rezultat shumë inkurajues po të kemi parasysh rolin që kanë luajtur zyrat e punës, sepse bëhet fjalë për 1396 persona, të cilët kanë filluar punë falë zyrave të punës”- tha kryeministri Rama.

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” vendosi të komunikojë me Shërbimin Kombëtar të Punësimit për të parë më nga afër situatën e shifrave.

Në përgjigje të kërkesës që kemi bërë drejtuar këtij institucioni, na kanë ardhur jo një por tre përgjigje të cilat, çuditërisht jo vetëm nuk përkojnë me shifrat e dhëna nga kryeministri por edhe me vetw strukturat e brendëshme të SHKB (Shërbimi Kombëtar i Punësimit).

Në përgjigjen e parë na thuhet se gjatë muajit mars 2018 janë punësuar 1,960 individë, prej tyre 868 femra dhe 495 kryefamiljarë.

Në përgjigjen e dytë shkruhet se pas verifikimeve të fundit të bëra nga ky institucion rezulton se nga data 1 – 31 mars 2018-të janë punësuar 1,735 individë.

Vetëm në përgjigjen e tretë ritheksohet se janë punësuar 1,735 individë. Megjithatë asnjë prej shifrave të dhëna nuk korrespodon me shifrën e deklaruar nga kryeministri.

Nisur nga kjo përplasje informacionesh kjo deklaratë konsiderohet PA KATEGORI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img