BallinaFaktometerE PavërtetëRama: Bizneset që nuk vetërregullojnë pagat deri në 20 janar do hetohen për evazion

Rama: Bizneset që nuk vetërregullojnë pagat deri në 20 janar do hetohen për evazion

Në fillim të shkurtit punonjëset e një fasonerie në Bilisht protestuan kundër rrogave fiktive dhe denoncuan se punonin më tepër nga sa paguheshin. Më herët, kryeministri Rama kishte paralajmëruar se pas datës 20 janar bizneset që nuk kanë vetërregulluar pagat do të hetohen për evazion. Ekspertë të financave mendojnë se kryeministri me anë të kësaj thirrjeje ka shpallur një lloj amnistie për bizneset edhe pse ky është një tagër i parlamentit. Ndërkohë ministria e Financave pranoi se vetëm 33% e bizneseve janë përgjigjur për vetërregullimin e pagave, por refuzoi t’i përgjigjet Faktojes për masat ndaj bizneseve që shkelëse.

Publikimi i pagave në dhjetor të vitit të kaluar, të qindra mijëra të punësuarve, përveç pikëpyetjeve që ngriti mbi sigurinë e të dhënave personale, pati edhe një efekt që u konsiderua pozitiv. Këto lista nxorën zbuluar bizneset që deklaronin paga fiktive, gjë që e vuri në dukje gjatë një deklarate për mediat në datën 30/12/2022 Kryeministri Edi Rama.

Të gjitha ato kompani që japin paga fiktive, të rregullojnë deklarimet. Në dijeninë time ka nisur apo do nisë një letër për tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë në mospërputhje flagrante me kapacitetet e tyre, duke iu kërkuar të vetëdeklarohen deri në 20 janar. Dhe në rast mosvetërregullimi do ketë hetim të thelluar për evazion. Evazioni dënohet me burg”-deklaroi Rama.

Në datën 24/01/2022 katër ditë pas përfundimit të afatit të vendosur nga kryeministri Rama, Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të mësuar se çfarë masash ishin marrw pas skadimit të afatit.

Kërkesa dërguar zyrës së kryeministrisë nga Faktoje.al

Deri në publikimin e këtij artikulli nuk morëm përgjigje nga kryeministria, e cila ia delegoi Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave si një “kërkesë e dërguar gabimisht”

Delegimi i kërkesës nga Kryeministria tek Ministria e Financave

 

Në datën 2 shkurt 2022 një protestë e mbi 100 punonjëseve të një fasonerie në qytetin e Bilishtit, risolli në vëmendje problemin e deklarimit të pagave. Protestueset ankoheshin se paguheshin më pak sesa orët e punës që kishin kryer. Edhe pse punëdhënësi bën pagesat e tyre përmes sistemit bankar punonjëset treguan se pagesa që ato marrin është më e ulët se ajo që parashikon ligji bazuar në ditët e punës në muaj.

Punonjëset e fasonerisë gjatë protestës ©Koha Jonë

Një ditë pas protestës (03/02/2022) së punonjësve së një fasonerie në Bilisht, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj shkoi për të parë nga afër situatën dhe paralajmëroi një reformë në të gjitha fasoneritë e vendit.

Në datën 4/02/2022 zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj.Vasilika Vjero, bëri me dije se shkresës së administratës tatimore për rishikimin e pagave i është përgjigjur vetëm 33 për qind e biznesve, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar indiferente.

Vetëm pas datës 4 shkurt Ministria i dërgoi Faktojes, si përgjigje për kërkesën zyrtare për informacion të nisur që në 24 janar, linkun që të çonte te deklarata publike e zëvendësministres Vjero. Ministria nuk dha asnjë përgjigje të detajuar sipas pyetjeve të dërguara, mbi masat ndaj bizneseve që nuk kanë vetërregulluar pagat.

Përgjigjja nga Ministria e Financave për Faktoje.al

Eksperti

Pas këtyre zhvillimeve, Faktoje kërkoi opinionin e një eksperti financash të cilin e pyeti në lidhje me atë se çfarë parashikohej të ndodhte pas urdhërit për vetërregullimin e pagave dhe delarimit të tyre nga ana e bizneseve.

“Kjo që po ndodh tani është një lloj aministie që Kryeministri po u bën bizneseve. Është një formë paralajmërimi ‘tregoni pagat reale ose do të detyrohemi të bëjmë kontroll’. Por kryeministri nuk e ka këtë tagër, pra amnistinë e bën vetëm Kuvendi. Rama ka detyrë vetëm të sigurojë zbatimin e ligjeve.”-shpjegoi eksperti.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img