BallinaPertejQindra studentë në konvikte të padezinfektuar

Qindra studentë në konvikte të padezinfektuar

EDIT NIKOLLI

Viti akademik 2020-2021 nisi dhe po vijon online, me vendim të Komitetit të Ekspertëve, për të shmangur përhapjen e covid 19 nëpër auditorë. Pavarësisht kësaj, me qindra studentë janë akomoduar nëpër konvikte, të cilët sipas verifikimit të “Faktoje”, nuk janë dezinfektuar që prej fillimit të pandemisë. Qëndrimi i disa studentëve në të njëjtën dhomë, tualetet e përbashkëta dhe mungesa e kushteve të tjera, i kthen konviktet në vatra potenciale të përhapjes së virusit.


Kur kanë kaluar thuajse tri javë nga nisja e vitit akademik, shumë studentë që  vijojnë procesin e studimit online, po qendrojnë nëpër konvikte, edhe pse ministria e Shëndetësisë kishte sugjeruar se ato nuk duhet të hapeshin, për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë.

Vetëm në dy godinat nr.28 dhe nr.29 në Qytetin Studenti, ka rreth 500 studentë të akomoduar, sipas burimeve të konfirmuara të “Faktoje”. Të njëjtat burime na konfirmojnë se që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, asnjë nga këto godina nuk është dezinfektuar ashtu siç kërkon protokolli anticovid.

Para se të fillonte viti i ri akademik, në 15 tetor, kur ende nuk ishte vendosur për zhvillimin e mësimit online, “Faktoje” i dërgoi një kërkesë për informacion “Rezidences Studentore”. Ne pyetëm mbi masat anti-covid, në këtë kohë pandemie nëpër konvikte.

                                           Kërkesë për informacion drejtuar Rezidencës Studentore

                                                   Përgjigje nga Rezindenca Studentore

Shoqëria Rezidenca Studentore Universitare nr.1 na dha këtë përgjigje:

Ju bëjmë më dije se janë realizuar proceduarat e prokurimit me objekt dezinfektimi i godinave dhe administratës, ky proces dezinfektimi është realizuar në të gjitha konviktet dhe në të gjitha dhomat e studenteve, gjithashtu janë realizuar në vijim procedurat e prokurimit me objekt “blerje materiale dezinfektimi Covid-19”, bazë materiale solucion dezinfektues (xhel), enë plastike për dezinfektimin e këmbëve termometër, të cilat u prokuruan për të bërë të mundur mbarëvajtjen dhe mbrojtjen nga Covid-19.

Edhe pse në përgjigjen zyrtare të Rezidencës Studentore konfirmohet se janë marrë masat dhe është bërë dezinfektimi i godinave, studentët që kanë qëndruar pa shkëputje në dy godinat ku Faktoje bëri verifikimin, thonë të kundërtën.

Kur pyetëm studenten P.M, nëse ju matet temperatura, apo nëse i kanë mjetet dezinfektuese siç konfirmon Rezidenca studentore, “ajo tha se në asnjë rast nuk na është matur temperatura në hyrje te godinës si dhe nuk ka masa anti-Covid”.

                                                            Godina e konviktit nr. 9 dhe nr.10

P.M, ka mbaruar masterin në fakultetin e Filologjisë në Tiranë, aktualisht është në punë dhe gjatë kohës së karantinës ka jetuar në konvikt.

“Ishte shumë e vështirë, gjatë kesaj periudhë nuk ka pasur dezinfektime në godinën 29, ku aktualisht jetoj .Do mundohemi të ruajmë sa më shumë për veten dhe të tjerët. Ne jemi tre veta në një dhomë, deri tani nuk kemi pasur probleme.”-thotë ajo për Faktoje.

                                         Dhomë e konviktit të vajzave në Qytetin Studenti, Godina nr.29

Vajzat që aktualisht jetojnë në godinat e Qytetit Studenti, na konfirmojnë se kanë qëndruar në konvikte ende pa nisur pandemia, pasi krahas shkollës janë edhe të punësuara në Tiranë, ndaj nuk janë rikthyer në qytetin ku kanë familjet.

H.E, është studente në Fakultetin e Ekonomisë, në vitin e dytë, ka disa muaj që ka ardhur në konviktin nr. 9 për arsye provimesh.

Nuk janë dezinfektuar asnjëherë konvikti dhe as dhomat, unë jetoj me tre vajza në dhomë, dy jemi shoqe dhe njihemi prej një viti, kurse vajza tjeter ka ardhur e re, është shumë e veshtirë në këtë kohë. Në konviktin ku jetoj nuk ka asnjë masë kundër kësaj pandemie, as matje temperature, as dezinfektant, i vetmi rregull që kërkohet është mbajtaja e maskes dhe kur të hyjmë brenda godinës”. thotë ajo për Faktoje

                                                   Dhomë e konviktit të vajzave në Qyteti Studenti

Dhoma e konviktit që H.E ndan me dy shoqet e tjera është 15 metra katrorë dhe higjienizimin e dezinfektimin e ato e bëjnë me detergjentët që kanë blerë vetë. Tualetet dhe dushet e përbashkëta e bëjnë më të pranishëm rrezikun për përhajen e covid-19, sidomos kur bëhet fjalë për orar të kufizuar të furnizimit me ujë të ngrohtë.

                        Tualetet e përbashkëta në katin e parë të konviktit nr 9 dhe nr.10.  Në Qytetin Studenti

                     Tualetet e përbashkëta në katin e pare të konviktit nr. 9 dhe nr.10 në Qytetin Studenti

 

E.M, student në vitin e tretë thotë për Faktoje:

“Jetoj në konvikt edhe pse vendosa të shkoj në shtëpi me qira, por nuk e përballova dot dhe u riktheva këtu. Këto kushte na e vështiresojnë akoma jetesën”.

Kushtet e jetesës vazhdojnë të jenë minimale për çdo student që qëndron në konvikte. Pavarësisht se u rikonstruktuan, shumë godina përsëri nuk ofrojnë kushtet sipas standardeve që kërkon protokolli i pandemisë.

Edhe ministrja e Arsimit pranon se “konviktet dhe shkollat janë vatra infeksioni”, megjithatë konviktet vazhdojnë të jenë të hapura për studentet.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img