BallinaPertejQeveria bën transparencë për pagesat e vaksinave Coronavac e Sputnik, por ‘harron’ Pfizer

Qeveria bën transparencë për pagesat e vaksinave Coronavac e Sputnik, por ‘harron’ Pfizer

Disa muaj pas firmosjes së marrëveshjes për kontigjentin e dytë me vaksina Coronavax, që në total arrijnë në 1 milionë doza sipas konfirmimit të kryeministrit Rama, Faktoje konstatoi se qeveria ka zbardhur pagesat për blerjen e vetëm 2 llojeve të vaksinave, ku përfshihet edhe ajo ruse SputnikV. Ndërkohë për vaksinat Pfizer ende nuk ka transparencë.  Edhe nga Ministria e Shëndetësisë vijon të ketë mungesë transparence për numrin e vaksinave të administruara sipas kompanive prodhuese, ndërsa nga një krahasim i informacioneve rezulton se Shqipëria raporton mbi gjysmë milionë doza vaksinash të administruara, më shumë nga sa figuron në agjencitë ndërkombëtare.


3 muaj nga shpallja e Aktit normativ të ndryshuar për të disatën herë brenda vitit, që konfirmonte firmosjen e marrëveshjes për kontigjentin e dytë të vaksinace CoronaVac, u zbardhën edhe pagesat e miratuara përmes VKM-ve.  VKM e miratuar në mesin e muajit qershor të këtij viti zbardh pagesën e planifikuar në shumën 10 milionë USD për marrëveshjen në fjalë.

Screenshot i VKM datë 16.06.2021 me detajet financiare të marrëveshjes me kompaninë turke për vaksinat anti covid.

Ndërkohë VKM e datës 2 qershor zbardh shumën e pagesës prej rreth 497 mijë USD të vaksinës ruse Sputnik V.

Screenshot nga marrëveshja ku tregohet kostoja që do paguhet për sigurimin e vaksinave Sputnik V.

Nga kontrolli i faqes zyrtare të qeverisë nuk rezulton ndonjë VKM që të zbardhë pagesën për kontigjentin e vaksinave Pfizer, ashtu sikurse ka ndodhur me vaksinat Coronavac apo Sputnik V. Konstatimin për mungesën e transparencës mbi faturën financiare për blerjen e vaksinës Pfizer, Faktoje e ka raportuar edhe në shkrimin e datës 31 mars mbi kostot në Fondin Rezervë.

Faktoje iu drejtua zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë me një kërkesë për informacion ku kërkoi të dinte se sa vaksina Coronavax dhe sa Sputnik V kanë mbërritur deri më sot në Shqipëri  dhe jemi ende në pritje të përgjigjes.

Kërkesa dërguar Ministrisë së Shëndetësisë me datë 23 Gusht

Hendeku mes raportimit të qeverisë dhe agjencive të huaja për vaksinat e administruara i kalon gjysmë milionë dozat

Sipas raportimeve të përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,899,172 doza vaksine anticovid.

Bazuar tek raportimi i New York Times në Shqipëri janë administruar 1.340.339 doza, duke e çuar nivelin e vaksinimit 47 persona në 100.

Screenshot me shifrat e përditësuara për dozat e vaksinës, burimi New York Times

Edhe Reuters tregon të njëjtat shifra. Sipas të dhënave të saj Shqipëria ka administruar 1.340.339 doza.

Screenshot me shifrat e përditësuara për dozat e administruara të vaksinës, burimi Reuters

Diferenca e numrit që raporton MSH në krahasim me ato që disponojnë agjencitë e huaja (bazuar tek Our Word in Data) është 558.833 doza më shumë. Këtë mospërputhje të konsiderueshme Faktoje u përpoq ta verifikonte duke pyetur përmes komunikimit në ëhatsapp, drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, se sa vaksina kanë ardhur në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë e deri më sot.

Screenshot nga komunikimi me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi një përgjigje.

Faktoje raportoi edhe në muajin korrik se numri i vaksinave të injektuara sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rezultonte më i lartë se numri i vaksinave të administruara, bazuar në raportimet e agjencive Reuters dhe NYT. Por ndërsa në korrik ky ‘hendek’ ishte diku tek 12 mijë doza, tani diferenca i kalon gjysmë milion dozat.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img