Qarku i Lezhës, i cili zgjedhjet e fundit ka shkuar drejt ekuilibrit politik, do t’i sigurojë 7 mandate elektorale Parlamentit të vendit. Numri i deputetëve në këtë qark ka mbetur i pandryshuar, ndërsa numri i personave që kanë votuar ka njohur rënie të ndjeshme nga viti 2013 në vitin 2017, ashtu si pothuajse në të gjitha qarqet e tjera. Respektivisht, në vitin 2013 kanë votuar 81.763 ose 51.36%, ndërsa në vitin 2017 kanë votuar 74.568 ose 44.45%