BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëPustec/Mungesa e investimeve në rrugë, banorët: Në dimër mezi lëvizim me mushka

Pustec/Mungesa e investimeve në rrugë, banorët: Në dimër mezi lëvizim me mushka

Në vitin 2021 banorët e bashkisë së Pustecit ende nuk kanë infrastrukturë rrugore, një problematikë që vijon për vite me radhë. Edhe pse u premtua dy vite më parë nga kreu i bashkisë, Pali Kolefski, banorët tregojnë se përgjatë periudhës së dimrit, nëpër rrugët me baltë është e vështirë të lëvizësh edhe me mushka.


Një ndër problematikat kyresore që banorët e Pustecit kanë është mungesa e investimeve infrastrukturore në nëntë fshatrat e bashkisë.

Zgjidhjen për këtë shqetësim disa vjeçar e premtoi Pali Kolefski, kandidati socialist për këtë bashki, në zgjedhjet vendore 2019.

“Infrastruktura është tërësisht e amortizuar. Unë besoj se do ndryshojmë gjithçka. Energjia dhe dëshira nuk më mungojnë – shprehej Kolefski.

Zhvillimi përmes një “projekti ambicioz” të qendrës së Pustecit dhe investimeve në rrugët lidhëse ndërmjet fshatrave, ishin ndër premtimet e kryetarit të Bashkisë Pustec në muajin maj të vitit 2019.

Për të parë investimet e mundshme në infrastructure rrugore kërkuan në faqen e bashkisë Pustec. Gjatë kërkimit në faqe, u përpoqëm të merrnin një informacion më të dedikuar në ndarjen e Urbanistikës, më saktë në planin rregullues të qytetit, por në faqe citohet se:

Informacionet e kësaj rubrike janë duke u përpunuar nga Bashkia Pustec dhe do te publikohen së shpejti Online”

Screenshot nga faqja e bashkisë Pustec

Gjithashtu u përpoqëm që të konsultonim dhe buxhetin e bashkisë, po në faqen zyrtare rezulton i publikuar vetëm ai i vitin 2018 dhe faqja nuk është funksionale.

Screenshot nga faqja e bashkisë Pustec

Fillimisht dërguam një kërkesë për informacion për të mësuar se cilat janë investimet e kryera në infrastrukturën rrugore në këtë bashki.

Në përgjigjen e saj zyrtare kjo bashki bën me dije se investimet në infrasturkturë ndodhen në fazë 10% duke fajësuar ndërhyrjet në punimet e ujësjellësit.

Përgjigjja e Bashkisë Pustec

“Ndodhet në fazën 10% për shkak të ndërhyrjeve të punimeve të ujësjellësit, i cili ka punuar në një pjesë të konsiderueshme të rrugëve të fshatrave për këtë arsye rrugët do të rikonstruktohen të gjitha, si ato me kalldrëm dhe ato me asfalt.”- shkruan bashkia Pustec, duke lënë të papërcaktuar se kur do të ndërhyhet në këto rrugë.

Faktoje ishte per verifikim të situatës në tetor të vitin 2021, në disa qendrën e Pustecit dhe disa prej fshatrave.

Në disa fshatra si Zaroshkë infrastruktura është në gjendje të amortizuar, përshak të mungesës së investimeve. Këtë problematikë e shprehin dhe banorët që ankohen për lënien në “harresë”.

“Dimrit ësnhtë më keq, rrugët bëhen baltë dhe ke vështërsi të ecësh edhe me mushka”- shpjegon për Faktojen, një banor i fshatit Zaroshkë.

Rrugë të amortizuara në Pustec

Gjatë verifikimit që Faktoje bëri në terren konstatoi se mungesa e pastrimit të kanaleve për ujitjen e tokave, e përkeqëson edhe me shumë situatën duke u bërë shkak për përmbytjen të rrugëve.

Foto të kanaleve të pa pastruara në Pustec

E njëjta situatë konstatohet dhe në fshatin Goricën e Madhe.

Foto të kanaleve të pa pastruara në Pustec

Në fshatin Lajthizë, duke se kishte filluar puna me pastrimin e kanaleve dhe këtë na e pranojnë dhe vetë banorët.

“Kanë filluar të pastrojnë kanalet vaditëse dhe të ujërave. Ka pak kohë që kanë filluar për shkak se janë shtrirë tubacionet e ujit të pijshëm e me atë rast kanë filluar të pastrojnë”- tregon Gjergji, një banor i fshatit Lajthizë.

Foto të kanaleve të pastruara nga banorët.

Sipas raportit të Financave Publike Vendore të periudhës Janar- Qershor 2021 publikuar në Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, të ardhurat nga burimet e veta vendore për bashkinë e Pustecit rezultojnë të kenë shënuar normën më të lartë të rritjes, me 8.9 herë më të larta krahasuar me nivelin e tyre të një viti më pare, por investimet për banorët ende nuk kanë ardhur.

Duke u bazuar në verifikimin ne terren dhe nga përgjigja e bashkisë Pustec, premtimin e kryetarit të Bashkisë Pustec, Pali Kolevski për investime në infrastrukturën rrugore, do ta kategorizojmë si “Premtim të Pambajtur”

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img