.

.

BallinaProjekteRritja e kapaciteteve për fact-checking mbi çështjen integrimit në BEPunimet për rindërtimin e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, nisin 4 vite pas premtimit

Punimet për rindërtimin e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, nisin 4 vite pas premtimit

Një premtim i vitit 2018 nga kryebashkiaku i Korçës garantonte rikonstruksionin e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, një godinë me kapacitet 600 nxënës. Nga verifikimi i kryer në dhjetor të 2022, rezulton se puna për rikonstruksionin ka nisur vjet në tetor.

Rovena Kallço, studente

“Bashkia e Korçës shumë shpejt do të fillojë punën për hartimin e projektit dhe më vonë zbatimin për rikonstruksionin e plotë të shkollës Themistokli Gërmenji, për t’i dhënë kësaj shkolle me emër ambjentet dinjitoze që ajo meriton.” – Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo më 17 shtator 2018.

Nisur nga kjo deklaratë ne vendosëm të bëjmë një verifikim, kur kanë kaluar mbi 4 vjet nga premtimi i bërë.

Fillimisht i dërguam një kërkesë për informacion bashkisë Korçë:

Në pritje të përgjgjes zyrtare, ne bëmë një verifikim në terren më 20 dhjetor 2022 për të kuptuar se në çfarë faze ishte rikontruksioni i kësaj shkolle. Punimet dukej sa sapo kishin filluar.

Skelat e vendosura në shkollën Thmistoli Gërmeni, dhjetor 2022

Në kantier ishte vendosur tabela e punimeve e cila nuk tregon datën e saktë të fillimit te punimeve dhe atë të perfundimit, edhe pse ky është një detyrim ligjor. Ne tabelë shënohet vetëm kohëzgjatja e projektit, 6 muaj dhe vlera prej 75.56 milionë lekësh.

Në përgjigjen e dërguar për Faktoje Bashkia Korçë ndër të tjera shkruan:

“Punimet për rikonsrtuksionin e shkollës Themistokli Gërmenji filluan pas çeljes së fondeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Punimet kanë filluar në mbështetje të Kontratës Nr.8405/2 prot. në datë 13.10.2022 dhe do të përfundojnë në datë 13.04.2023. Mësimi do të fillojë pasi të përfundojnë punimet.  Kapaciteti i kësaj shkolle është rreth 600 nxënës.“

Sipas drejtorit të Drejtorisë të Menaxhimit të Kontratave në Bashkinë Korçë, Leonardo Gjançi, në një intervistë të dhënë për RTSH Korça  bëhet me dije se projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të godinës, transformimin rrënjësor të ambjenteve të brendshme, kabinetin e ri laboratorik , ndërtimin e një palestre të re, vendosjen e të gjitha paisjeve të nevojshme për zhvillimin e mësimit në kushtet bashkëkohore si dhe ndërtimin e një shtese në ambjentet e jashtme.

Ndërkohë që rikonstruksioni është ende në fazën fillestare, nxënësit e shkollës “Themistokli Gërmenji” janë zhvendosur në shkollën 9-vjeçare “Isamil Qemali” edhe kjo një shkollë e vjetër, të cilës i mungojnë kushtet optimale për zhvillimin e mësimit.

Ana, nxënëse në vitin e parë gjimnaz tregon: ”Mësimin e zhvillojmë paradite, nisim në orën 8:00 dhe orën e gjashtë e mbarojmë në 13:00, kurse orën e shtatë në 13:40. Kushtet nuk janë edhe aq të mira, sisemi i ngrohjes është i vjetër , ngrohja bëhet me soba,  shumica e karrigeve janë të prishura dhe në disa klasa mungojnë dërrasat e zeza.”

Megjithate nxënësve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të pranojnë kushtet e shkollës ku po zhvillojnë aktualisht mësim si dhe të presin mbylljen e punimeve në gjimnazin e tyre.

Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacioni, vendosëm që premtimin e vitit 2018 të kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filo, se rikonstruksioni i shkollës Themistokli Gërmenji do niste së shpejti, ta kategorizojmë të pambajtur.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img