Dita e dytë e protestës/ Bojkot në fakultete e shkolla, tensione mes policisë dhe studentëve (video dhe foto)

Protesta e nxënësve dhe studentëve: Bojkot i mësimit, thirrje për kushte më të mira

35

Protesta e studentëve dhe nxënësve u rikthye sot me bojkot mësimi në Fakultetin e Mjekësisë, Drejtësisë, Politekniku, Filologjiku gjimnazi  “Partizani”. Këta të fundit kane qene te ndare, një pjesë për të bojkotuar dhe një pjesë për të marrë pjesë në mësim. Ata që bojkotuan dogjën kosha në mes të rrugës së “Dibrës”, duke bllokuar qarkullimin.

12:40 Protestuesit ndezin flakë kazanët e mbeturinave, ndërsa policia përpara Ministrisë hedh ujë me presion

Sipas policisë, protestuesit e maskuar sulmuan efektivët me gurë, kapsolla dhe molotovë, dëmtuan kangjellat, muret dhe xhamat e Ministrisë së Arsimit, shkatërruan bankomate e biznese, si dhe thyen derën e Bashkisë së Tiranës, ku i vunë zjarrin katit të parë duke ndezur një flakadan. 

12:11 – Gurë dhe tulla para ministrisë së Arsimit

Ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt Ministrise se Arsimit, teksa ne krah te saj eshte pozicionuar edhe policia.

11.30: Faktoje raportoi më herët se përballë gjimnazit Partizani u hodhen edhe kapsolla, duke bere qe disa nga gjimnazistët brenda ne shkollë të kapërcenin kangjellat për të dalë përjashta.

11.00: Situata ishte kaotike ndërsa mesimi u ndërpre deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, student e gjimnazistë u organizuan përmes rrjeteve sociale për të marshuar drejt ministrisë së Arsimit. Gjatë rrugës ata ndalën edhe tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

 

Kërkesa e tyre kryesore mbeten kushte më të mira studimi dhe drejtësi për protestuesit e ndaluar një natë më parë.

10.00: Më herët rrjeti SafeJournalists dënoi me forcë dhunën e raportuar të policisë ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike që po mbulonin protestat në Tiranë më 13 tetor 2026.

https://faktoje.al/rrjeti-safejournalists-denon-me-force-dhunen-ndaj-gazetareve

10: 00 – Policia e Tiranës, njoftoi sot se 16 persona janë arrestuar pas akteve të dhunës në protestën e një dite më parë, ndërsa 49 të tjerë janë vënën nën hetim.

Të arrestuarit akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

09.53 – Ministria e Shëndetësisë: 6 persona vijojnë të marrin trajtim në Spitalin e Traumës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përditësoi të dhënat për personat e lënduar gjatë protestës së 13 tetorit. Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona: 3 kalimtarë dhe 3 protestues, të gjithë të raportuar në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej kalimtarëve po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa 2 protestues do të vijojnë qëndrimin në spital dhe për të tretin po vlerësohet nevoja për shtrim. Ministria bëri të ditur gjithashtu se gjatë natës në QSUT ishte paraqitur një protestues me shenja intoksikimi, i cili u largua pas trajtimit në urgjencë.

Ky është një përditësim i të dhënave të bëra publike një mbrëmje më parë nga Ministria, sipas së cilës pas protestës në QSUT ishin paraqitur 3 protestues me shqetësime pas ekspozimit ndaj gazit, ndërsa në Spitalin e Traumës kishin marrë ndihmë mjekësore 2 përfaqësuese të medias dhe 6 efektivë policie. Për ndihmë mjekësore ishin paraqitur edhe 2 kalimtarë. Në orën 19.04, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, vizitoi Spitalin Universitar të Traumës, ku takoi ekipin mjekësor dhe një të ri që vijonte të merrte trajtim.