Një video që pretendon se tregon një ritual satanik në Londër po arkullon edhe në hapësirat online shqipfolëse. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se video tregon në të vërtetë një protestë të grupit ambjentalist “Extinction Rebellion” në vitin 2019.

———————————————

Një video që tregon një parakalim njerëzish të veshur me të kuqe me fytyra të lyera me të bardhë po shpërndahet në rrjete sociale si një “ritual satanik”.

Me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, “Faktoje” zbuloi se parada e mësipërme është në të vërtetë një protestë e grupit ambientalist “Extinction Rebellion” dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë ritual satanist.

Protestuesit e veshur me të kuqe dhe me fytyra të lyera me të bardhë janë pjesë e Red Rebel Brigade “një grupi arti performativ aktivist” që ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes drejt krizës botërore ambjentaliste dhe “mbështetjen e grupeve dhe organizatave që po luftojnë për të shpëtuar njerëzimin dhe të gjitha speciet nga zhdukja në masë.”

Në 2019, një sërë grupesh ambjentaliste, duke përfshirë dhe Red Rebel Brigade, mbajtën protesta në Mbretërinë e Bashkuar, ShBA, Gjermani, Spanjë, Austri, Francë, Zelandën e Re, dhe Izrael për t’u kërkuar qeverive të botës të marrin masa drastike dhe të menjëhershme për të adresuar ngrohjen globale.

Burimi: Extinction Rebellion

Burimi: Extinction Rebellion

Burimi: Extinction Rebellion

Sa i përket zgjedhjeve estetike të grupit Red Rebels Brigade, gjë që duket se ka bërë protestën e tyre të ngatërrohet nga përdoruesit e rrjeteve sociale me një ritual satanik, sipas faqes zyrtare të grupit lëvizja e ngadaltë dhe ngjyra e kuqe e veshjeve u zgjodhën për domethënien e tyre simbolike.

“Këto qënie eterike që duket sikur vijnë nga një botë tjetër erdhën nga një shfaqje pantomime në slow-motion të quajtur Blanco, që udhëtonte për shumë vite me Invisible Circus si një shfaqje rruge në vitet ‘90. Red Rebel Brigade është evolucioni i këtyre personazheve të bardhë si fantazma që marshuan për herë të parë në demonstratat kundër luftës në Irak në vitin 2003.

Kjo shfaqje pati një efekt magjepsës të fuqishëm tek publiku me lëvizjet e ngadalta, të sinkronizuara dhe të performuara në tablo statike, duke përdorur arkitekturë paraekzistuese dhe duke rifituar hapësirat publike.

Zgjedhja e të kuqes si ngjyrë ishte pjesërisht estetike dhe pjesërisht simbolike, për të krijuar një kontrast shumë të fortë pamor dhe për të rezonuar me reagimet emotive ndaj njgyrës, e kuqja që simbolizon gjakun, rrezikun, pasionin, shenjat e ndalimit, etj.”