.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookProfili i rremë i Enca Haxhias premton 10 mijë Euro për të rritur klikimet

Profili i rremë i Enca Haxhias premton 10 mijë Euro për të rritur klikimet

Skema e mashtrimit në rrjetet sociale, ku pretendohet se ofrohen 10 mijë euro për komentuesit në Facebook nuk kursen këngëtaren Enca Haxhia. Faktoje verifikoi manipulimin me lojën që synon mbledhjen e klikimeve. 

Një tjetër skemë ku ofrohen 10 mijë euro për ndjekësit po qarkullon në rrjetin sociale Facebook. Në këtë rast, është përdorur emri dhe figura e këngëtares, Enca Haxhia.

Përshëndetje 10,000 €. Ju bekoj te gjitheve!! 150 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do t’u jap 10,000 € dhe jam i vërtetë, Që tani e tutje”-shkruan profili në Facebook që mban emrin e Encës.

Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Video e publikuar ka mbi 14 mijë shikime dhe qindra komente, duke u bërë një burim dezinformimi për përdoruesit e mediave sociale.

Në artikuj të publikuar më herët, Faktoje ka verifikuar dy skema të tilla mashtrimi, ku është përdorur imazhi i këngëtareve Leonora Jakupi dhe Rita Ora, me qëllim rritjen e numrit të ndjekësve dhe më pas ofrohen për shitje tek bizneset apo individë të ndryshëm.

Edhe në këtë rast është përdorur e njëjta strategji, ku është shkëputur një video nga ‘live’ në Instagrami i Encës. Pamjet tregojnë këngëtaren, e cila u tregon ndjekësve veshjen që ka zgjedhur për mbrëmjen e përformancës në një prej koncerteve të saj në Gjermani. Mirëpo, nuk thotë në asnjë moment që do të japë një shpërblim për ndjekësit. I gjithë teksti është i sajuar dhe kanë zgjedhur t’i bashkëngjisin një video për ta bërë më të besueshme.

Këngëtarja Enca Haxhia nuk ka profil në Facebook, por vetëm në Instagram, ku numëron 2 milionë ndjekës. Ndërsa, ky profil në Facebook, ku është shpërndarë video ka vetëm 350 ndjekës.

Në komentet poshtë në këtë postim, shihen edhe përgjigjet nga profili i rremë I Encës dhe një tjetër profil, i cili mashtron, duke i njoftuar se janë fitues të një shume të majme.

 “URIME. Jeni një nga 5 fituesit e shpërblyer me 3,000,000 € dhe një makinë luksoze surprizë e zgjedhur nga Fondacioni për të marrë mbështetje financiare me afrimin e vitit të ri në 24 orë.

Ajo që vihet re është se një pjesë e komentuesve janë realë, të cilët për fat të keq kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img