.

.

BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checkingProduktet e shportës për një shqiptar dhe një shtetas europian dhe sa prej tyre u përfshinë në paketën e rezistencës sociale?

Produktet e shportës për një shqiptar dhe një shtetas europian dhe sa prej tyre u përfshinë në paketën e rezistencës sociale?

Agi Shehu 

Javën e kaluar qeveria shpalli paketën e rezistencës sociale për përballimin e krizës, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë që shkaktoi një rritje çmimesh, shpesh abuzive edhe në produktet jetike. Në paketën me 7 pika bie në sy përfshirja e vetëm 3 produkteve në shportë për të cilat kërkohet një çmim tavan, vaji, sheqeri dhe mielli. A është e mundur që të mbijetohet vetëm me këto tre produkte dhe çfarë sugjerojnë ekspertët?

—————————————————————————————————-

Më 17 mars, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimi shpjeguan në emisionin “OPINION” në TV Klan paketën me 7 pika të shpallur nga qeveria për ‘rezistencën sociale’. Në këtë skemë, një nga pikat e përmendura nga kryeministri (gjatë një transmetimi live në Facebook-un e tij personal) ishte ulja e marzhit të fitimit, pra vendosja e një çmimi tavan për blerjen e ushqimeve të shportës. Pasi znj. Ibrahimi sqaroi se si do të procedohet për të arritur një çmim më të pranueshëm në treg, znj.Balluku u ndal tek produktet  që do të përfshinte kjo skemë.

Kur i referohemi shportës, i referohemi produkteve bazë, nuk përfshijmë qumështin apo gjalpin. Pra, flasim për sheqer, vaj dhe miell”-tha ministri Balluku në Opinion.

Nisur nga kjo deklaratë Faktoje kontrolloi se cilat konsiderohen ushqime të shportës sipas INSTAT.

Screenshot i listes së produkteve të shportës nga faqja zyrtare e INSTAT.

Në listën e ushqimeve të shportës nuk janë renditur vetëm 3 produkte, por 10 kategori ushqimore. Duke lënë mënjanë produktet si duhani, pijet alkooolike dhe alkoolike, kafe, çaj apo çokollatë, pjesa tjetër e produkteve konsiderohen të domosdoshme për të jetuar. Por këto produkte ashtu siç kemi raportuar në një tjetër artikull në Faktoje, janë shtrenjtuar ndjeshëm dhe nuk i janë nënshtruar një çmimi tavan duke u shdërruar në produkte lukse për shumë qytetarë.

Nga një verifikim i mëtejshëm se çfarë ka vendosur Komisioni Evropian për listën e produkteve të shportës, konstatojmë se aty bëjnë pjesë 19 artikuj: mish derri, viçi dhe shpendë, qumësht, djathë, gjalpë, bukë, sheqer, vaj luledielli, vaj ulliri, patate, portokall, mollë, ujë mineral, kafe e pjekur, birrë, ushqime të parapërgatitura, verë dhe makarona.

Kjo listë llogaritet dhe përcaktohet në bazë të mbikëqyrjes së konsumatorit bazuar në vlerësimin e ciklit jetësor (LCA) të produkteve (ose shërbimeve) përfaqësuese të blera dhe të përdorura brenda një viti nga një qytetar i BE-së. Lista e shportës përbëhet nga një model i inventarit të ciklit jetësor të bazuar në proces për një shportë produkti që përfaqëson grupet më të rëndësishme të produkteve ushqimore, të zgjedhura sipas rëndësisë masive dhe vlerës ekonomike.

Nga një krahasim i asaj se çfarë përfshihet në produktet e shportës që rendit ministrja Balluku dhe asaj çfarë parashikohet nga INSTAT për Shqipërinë, apo nga Komisioni Europian, ka një ndryshim të madh në llojin e prudukteve të shportës, që konsiderohen të domosdoshme për jetesë, ndërkohë që në skemën për vendosjen e çmimeve tavan, janë vetëm 3 produkte.

Faktoje iu drejtua ekspertit të ekonomisë z.Pano Sako i cili jep këtë  sugjerim:

“Vendosja e një çmimi tavan të përkohshëm duhet të shtrihej në një gamë edhe më të gjerë, duke përfshirë gjithë bazën kalorike të mbijetesës, përfshirë kripë, oriz, makarona, fasule, fruta-zarzavate etj. Ky çmim tavan do të duhej të shoqërohej me një kompensim fiskal për operatorët, duke ruajtur një normë modeste fitimi për këta të fundit, pasi në mungesë të këtij kompensimi, operatorët mund të braktisin fare biznesin dhe aty problemi bëhet edhe më i madh, pasi do të përballemi me mungesë produktesh.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img